Categories: showbiz

Për Lori Hoxhën Sara është opinionistja e “Big Brother VIP”

Para pak ditësh, producentja e “Big Brother Albania VIP”, Lori Hoxha, zbuloi në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio disa detaje nga edicioni i parë që do të nisë me 5 tetor.

E pyetur rreth opinionistëve, Lori ka konfirmuar se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil. Dhe jo, nuk është Arjan Konomi që është përfolur në rrjetet sociale.

Mirëpo, tani që përgatitjet janë drejt fundit, ka edhe më shumë punë për të kuruar çdo detaj, dhe Lori shihet absolutisht çdo ditë në ambientet e “Top Channel”, nga ku ndan shumë shpesh foto e video. Dhe ajo ka zbuluar përmes një Instastory se e ka një “opinioniste ëndrrash”, që është motra e saj Sara, me të cilën Lori është shumë e lidhur.

Më parë, Lori publikoi edhe një video funny, ku e pyeste motrën për banorët, e ajo me humor jepte mendimin e saj. Dhe në fakt, do të ishte interesante ta shihnim vërtet Sarën në vendin e opinionistes së shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, “Big Brother VIP”, nis të martën, dhe kurioziteti i publikut është i madh, sidomos pas pauzës së këtij formati.

të fundit

Shqipëria, kampione në përdorimin e inteligjencës artificiale për bizneset

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale…

56 minutes ago

E dashuruar marrëzisht: Dua Lipa rrëfen lidhjen me Callum Turner

Dua Lipa ka ndarë detaje të rralla nga romanca me të fejuarin Callum Turner, duke e përshkruar lidhjen e tyre…

1 hour ago

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, vr*tet 32-vjeçari, kapet autori. Policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një 30-vjeçar është vrarë pasi u godit me…

2 hours ago

A do ketë “tym të bardhë” në Prishtinë? Pas vendimit të Kushtetueses sot tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit

Pas më shumë se tri javësh bllokadë, deputetët e Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e Kuvendit sot në orën…

2 hours ago

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

2 hours ago

DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që…

3 hours ago