E ftuar në “Kurthi i Piter Pan”, Klan Tv, Sara Hoxha ka folur edhe për vajzën e saj të vogël Poem Blu. Sara u shpreh se si nënë, do ta mbështesë në çdo zgjedhje të saj kur të rritet. Madje shtoi se Poem mund të ketë talent edhe këndimin meqënëse e ka në gen nga Ledri. Sa i takon emrit të veçantë që ka zgjedhur për vajzën, Sara tregoi se emri Poem i është sugjeruar në Instagram dhe i ka pëlqyer shumë. Ndërsa emri i dytë, Blu, është përzgjedhur nga kumbara e Poit.
Pjesë nga intervista:
Sara: Poem Blu do të bëhet çfarëdo ajo ka qejf të bëhet kur të rritet.
Nëse ka talent për të kënduar unë do e mbështes, e ka në gen, nëqoftëse e ka të trashëguar të shohim. Por çfarëdo ajo të ketë qejf do e mbështes.
Alketa: Pse ja keni vënë vajzës emrin, Poem Blu sepse është një emër shumë i veçantë. A ka ndonjë fëmijë në regjistrin e emrave që quhet Poem, a e keni bërë kontroll?
Sara: Jo, në fakt nuk e kam bërë. Ka Poema shumë, por vetëm Poem pa “a” në fund s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Mua ma kanë sugjeruar në Instagram si emër më ka pëlqyer shumë, ndërsa Blu kumbara e Poit, ja ka vënë emrin e dytë.
Gjashtë vende mbështetën Lionel Messin në krye të votimit për Topin e Artë 2026, të fituar nga Harry Kane, pasi…
Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe debatet politike që pasuan këtë…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…
Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…