Categories: showbiz

Pasi gdhendi në trup portretin e tij, modelja ruse merr mbiemrin e Don Xhonit (FOTO LAJM)

Para disa kohësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Të lidhura

None found

Madje u shtuan dyshimet se dyshja mund të ketë nisur një romancë, pasi ata bisedojnë thuajse çdo moment me njëri-tjetrin dhe Ariana e thërret reperin “burri im”.

Këto postime nuk kanë të ndalur dhe ajo që mori së fundmi vëmendjen e të gjithëve ishte një status i modeles në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik dhe në fund të shkrimit ka shkruar:

“Nga Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Këtë shkrim më pas e ka postuar edhe reperi i cili e ka vënë me një shigjetë emrin e saj me mbiemrin e tij, duke nxitur më shumë dyshimet se mos bëhet fjalë për ndonjë martesë të fshehtë të tyre.

Megjithatë nuk mbetet pas as ideja që ata mbase po bëjnë shaka apo e gjithë kjo bëhet për vëmendje.

Më herët dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkaloi kufijtë dhe ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

Këtë imazh e ndau edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehej shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.

të fundit

Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nesër për zgjedhjet në Bërvenicë

Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do…

2 minutes ago

Kurti kërkon korrigjimin e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së dhe përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…

5 minutes ago

U arrestua nga policia pasi foli në media, i riu rrëfen dhunën policore: Efektivi më tha “dil në protestë po ta mbajti”! Më rrahën dhe shanë (VIDEO)

Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…

8 minutes ago

Prishtina triumfon 1-0 në derbin si mysafire ndaj Llapit

Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…

11 minutes ago

Drita mposht Vushtrrinë 3-1 dhe regjistron fitoren e katërt radhazi

Drita ka fituar në shtëpi ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi…

17 minutes ago

VIDEO/ Dy të rinj në protestë shfaqen me maskat e Ramës dhe të Ballukut, ironizojnë kryeministrin me thirrjet për dialog

Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së…

24 minutes ago