Categories: showbiz

Pasaporta magnet zemrash, Sindi pranon publikisht propozimin e Atdheut

Në “Për’puthen” pati një takim 4 minutësh, mes Rinianit dhe Sindit, pasi kjo e fundit kishte shprehur dëshirën për të pasur një takim me djalin nga Mirdita gjatë kësaj jave. Sindi shprehu hapur pëlqimin për Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën. Mirëpo Riniani nuk pranoi që takimi mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota, pasi pa u stepur fare tha se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.

Ai i tha Sindit se nuk e shikon dot si partneren e tij të ardhshme dhe se ata të dy mund të jenë thjesht dy miq shumë të mirë. Pas fjalëve të Rinianit takimi u mbyll brenda më pak se 3 minuta.

Të lidhura

None found

 

Sigurisht që kjo bëri bujë, sepse nuk kishte ndodhur më herët në emision, por siç duket Sindi nuk e ka përjetuar keq refuzimin e Rinianit. Duke qenë se kishte shumë që e komentuan këtë moment, Sindi ju është përgjigjur të gjithëve me një video të papritur me Atdheun e duke hedhur kunja.

“Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi përkrah videos me Atdheun.

Më pas atë e ka ripostuar edhe djali nga Kosova, që ka shkruar: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”.

Videoja e tyre bëri xhiron e rrjetit, ndërsa Loco, ish-konkurrenti që deklaroi se ishte vetëm për Sindin në “Për’puthen”, duket se është bërë xheloz. Ndaj, ai ka tërhequr zyrtarisht deklaratën për Sindin, duke i kërkuar gjithashtu ‘llogari’ Atdheut.

“E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin. Dua një takim sqarues me Atdheun.”- shkruan Elvisi.

“Përgjigjen e gjen tek kënga, nuk e kam zgjedh kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin lehtë nga dora.”-ia ktheu Atdheu.

Ndërkohë, përgjigjes së Atdheut i pasoi një video e Sindit me këngën e “Babastars”, “Hajde te baba”.

“Të gjithë te baba vijnë në fund.”- shkroi ajo, duke treguar edhe njëherë pëlqimin e saj për Atdheun.

Por prisni se ka akoma! Sot, Sindi ka ndarë një tjetër story ku tregon pasaportën Kosovare që “i ka rrëmbyer” zemrën. Ajo i është drejtuar Locos:

“Përpos gjërave t’mençme, që kanë qenë të shumta, e ke thënë një fjalë që m’është ngulit në mendje: Pasaporta e Kosovës është magnet zemrash.

Atdhe Xharavina, pranoj propozimin tënd.”- shkruan ajo.

“Fatkeqësisht e kam unë akoma pashaportën e Atdheut.”- ka shkruar Elvisi me humor.

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

2 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

2 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

2 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

2 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

2 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

2 hours ago