Në “Për’puthen” pati një takim 4 minutësh, mes Rinianit dhe Sindit, pasi kjo e fundit kishte shprehur dëshirën për të pasur një takim me djalin nga Mirdita gjatë kësaj jave. Sindi shprehu hapur pëlqimin për Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën. Mirëpo Riniani nuk pranoi që takimi mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota, pasi pa u stepur fare tha se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.
Ai i tha Sindit se nuk e shikon dot si partneren e tij të ardhshme dhe se ata të dy mund të jenë thjesht dy miq shumë të mirë. Pas fjalëve të Rinianit takimi u mbyll brenda më pak se 3 minuta.
Sigurisht që kjo bëri bujë, sepse nuk kishte ndodhur më herët në emision, por siç duket Sindi nuk e ka përjetuar keq refuzimin e Rinianit. Duke qenë se kishte shumë që e komentuan këtë moment, Sindi ju është përgjigjur të gjithëve me një video të papritur me Atdheun e duke hedhur kunja.
“Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi përkrah videos me Atdheun.
Më pas atë e ka ripostuar edhe djali nga Kosova, që ka shkruar: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”.
Videoja e tyre bëri xhiron e rrjetit, ndërsa Loco, ish-konkurrenti që deklaroi se ishte vetëm për Sindin në “Për’puthen”, duket se është bërë xheloz. Ndaj, ai ka tërhequr zyrtarisht deklaratën për Sindin, duke i kërkuar gjithashtu ‘llogari’ Atdheut.
“E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin. Dua një takim sqarues me Atdheun.”- shkruan Elvisi.
“Përgjigjen e gjen tek kënga, nuk e kam zgjedh kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin lehtë nga dora.”-ia ktheu Atdheu.
Ndërkohë, përgjigjes së Atdheut i pasoi një video e Sindit me këngën e “Babastars”, “Hajde te baba”.
“Të gjithë te baba vijnë në fund.”- shkroi ajo, duke treguar edhe njëherë pëlqimin e saj për Atdheun.
Por prisni se ka akoma! Sot, Sindi ka ndarë një tjetër story ku tregon pasaportën Kosovare që “i ka rrëmbyer” zemrën. Ajo i është drejtuar Locos:
“Përpos gjërave t’mençme, që kanë qenë të shumta, e ke thënë një fjalë që m’është ngulit në mendje: Pasaporta e Kosovës është magnet zemrash.
Atdhe Xharavina, pranoj propozimin tënd.”- shkruan ajo.
“Fatkeqësisht e kam unë akoma pashaportën e Atdheut.”- ka shkruar Elvisi me humor.
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të…
Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka komentuar një lajm…
Spektakli i së hënës u shoqërua me momente tensioni dhe replika të forta mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, duke…
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e…
Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali. Ajo kishte…
Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova.…