showbiz

Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

Pas takimit të papritur dhe emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori dhe artisti Olsi Bylyku, ka zgjedhur të reagojë përmes një mënyre të veçantë, me muzikë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Olsi shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Kjo lëvizje është parë nga shumë ndjekës, si një përgjigje simbolike ndaj emocioneve dhe diskutimeve që solli takimi i tij me Eglin në reality show-in e ndjekur nga mijëra shqiptarë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mesazhi i shkruar nga vetë Olsi përkrah videos:

“Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC”.

Me këtë deklaratë të shkurtër, por me tone të qarta dhe thumbuese, ai duket se i është drejtuar një audience më të gjerë, ndoshta edhe skeptikëve apo kritikëve të tij.

Reagimi i Olsit vjen vetëm pak ditë pas transmetimit të momentit të shumëpritur me Eglin, i cili riktheu në qendër të vëmendjes historinë e tyre të përfolur dhe raportin që ka mbetur mes tyre.

Nëse muzika që po përgatit do të ketë lidhje me këto ndodhi, mbetet për t’u parë.

 

të fundit

Konflikt i armatosur në Durrës, përplasen Edison Gjuzi dhe Denis Tafili, person në kërkim nga SPAK. I përfshirë edhe një punonjës policie

Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtëna me armë pas…

33 seconds ago

Father and Son Arrested in Skopje Operation, 5 kg of Cannabis Seized

Dy persona janë privuar nga liria pasi policia gjatë një bastisjeje në Shkup gjeti pesë kilogramë marihuanë.Sipas kumtesës së Ministrisë…

46 seconds ago

LSDM: After polluted water in Gostivar, Krushevë and Pllasnicë, the Vardar is now covered in synthetic foam

Pas ndotjes së ujit në disa qytete, shkuma e bardhë nga Lepeneci në Vardar është një tregues i kolapsit të…

1 minute ago

Ramush Haradinaj open to candidacy for head of state, if opposition proposes

Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm që ta pranojë kandidaturën për president të Republikës së Kosovës. Ai thotë se një…

2 minutes ago

Waits of up to 2 hours at Muçibabë exit, 1 km queue at Dheu i Bardhë

Fluks i shtuar është duke u regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të gjata…

3 minutes ago

FIFA shpall dhjetë kombëtaret që synojnë rikthimin në Kupën e Botës 2030

Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, FIFA ka përzgjedhur dhjetë ekipe me tradita të pasura futbolli që do të…

8 minutes ago