Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, pati shumë zhvillime, nuk munguan debatet e as akuzat.
Jurgeni tregoi se Argjendi me Ritvanën ishin dje bashkë, mirëpo kjo situatë midis Argjendit dhe Ritvanës është e përsëritur.
Arjani revoltohet dhe i drejtohet Ritvanës me tone të ashpra:
Ritvana ti po e bën këtë në mënyrë të përsëritur, mbase je toleruar shumë, mbase dhe unë s’kam folur ku duhet. Tani unë nuk të jam kthyer për respekt, se je e shkolluar, do të bëhesh dhe eurodeputete…Mos luaj me djemtë, mblidh mendjen, nëse nuk zbaton dot as dy rregulla të këtij emisioni nuk bëhesh as eurodeputete , ça të the Ritvana më pas u prek dhe tha se i ka thënë dhe autores, Olsa Muhameti, që nuk do të përmendet jeta e saj dhe dëshirat e saj dhe vendosi të largohet nga studio.
Argjendi nga ana tjetër mundohet ta ndaloj duke i thënë se nuk ka bërë asnjë gabim, por Ritvana nuk u kthye, pasi u prek shumë dhe është lodhur nga këto paragjykime e akuza ndaj saj.
Madje dhe në takim, Artani, i tha se nuk i duket e sinqertë dhe Ritvana u shpreh se Artani e zhgënjeu me atë takim, i cili pritet të jepet nesër, pasi u dha vetëm pjesa e parë.
Thuhet se Ritvana është larguar fare nga Për’puthen, pasi ajo nuk e ka më “përputhen_tch”, në Instagramin e saj.
Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…
Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…
Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…
Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…