showbiz

Pas rrjeteve sociale, Fifi dhe Zhaklin Lekatari përplasen në mes të protestës (VIDEO)

Përplasja mes Fifit dhe Zhaklin Lekatarit bëri bujë të madhe duke u kthye rnë kryefjalën e atyre ditëve. Si duket Fifi nuk e ka lënë me kaq dhe akoma nuk i ka dalë inati me Zhaklinën pasi dyshja janë përplasur dhe njëherë në protestën e djeshme.

Fifi ishte organizatorja e protestës së mbajtur ditën e djeshme në Sheshin Nënë Tereza për të miturën e dhunuar. Por gjatë protestës Fifi u pa duke debatuar me njërën nga protestueset.

Të lidhura

None found

Protestuaja ishte duke folur për ngjarjen makabër, duke falenderuar si organizatore të tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain. Ky ka qenë momenti ku Fifi ka debatuar me tone të larta me protestuesen dhe më pas me Zhaklinën.

“Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dhe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu.”- ka thënë aktivistja, ndërsa Fifi i ka “treguar vendin” duke i thënë se ishte ajo që e organizoi protestën.

“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.”

“Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Facebook (Bërtet)”, ka thënë Fifi.

Sigurisht që nuk mungoi përgjigjja nga ana e Zhaklinës e cila tha: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”.

Më pas Fifi ka theksuar se këto iniciativa janë bërë vetëm në rrjetet sociale.

të fundit

Dy persona dhunuan një 76-vjeçar në banesën e tij në Shkup dhe i grabitën paratë

Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga…

4 minutes ago

17 gola në pesë takime: Partizani B fiton thellë në transfertë, Vllaznia B triumfon në shtëpi

Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…

7 minutes ago

Brvenica, runoff turnout reaches 40.49 percent by 3 p.m.

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

13 minutes ago

Ministry of Health: Seasonal flu vaccine available to everyone eligible for vaccination

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

13 minutes ago

Pesë adoleshentë plagosen rëndë nga sulmi me thikë në një festë Halloween-i në Angli

Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…

13 minutes ago

Details emerge in Kosovo tragedy / Father of 27-year-old and infant found dead arrested

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…

13 minutes ago