Pas nominimit të Mateos nga Brikena gjatë Prime-t të mbrëmshëm në “BBBA”, reagimi më i fortë erdhi vetë nga i nominuari, i cili u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional në dhomën e rrëfimit. “Nuk e prisja.
Për mua ishte shumë zhgënjyese,” tha ai, duke shtuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena.
Pas reagimit të tij, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme. Ajo theksoi se nominimi nuk ishte hakmarrje.
“Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” tha ajo, duke iu referuar një situate që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku Mateo i kishte thënë që kishte shkëmbyer një puthje me Brikenën, ku sipas kësaj të fundit kjo gjë nuk ka ndodhur.
Brikena shpjegoi se nuk ishte faji i saj për një keqkuptim dhe se ajo vlerëson të vërtetën mbi gjithçka tjetër: “Se s’është fakti te puthja, se s’ka ndonjë gjë të keqe të puthësh një person, por në momentin që nuk ka ndodhur, unë kam qejf një person që tregon të vërtetën…”
Reagimi i Brikenës tregon qartësisht se nominimi nuk ka qenë akt hakmarrjeje, por pjesë e dinamikës së lojës që shpesh provokon situata të papritura dhe tensione emocionale.
Kryeministri britanik, Keir Starmer pati sot një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump ku i shprehu kreut të Shtëpisë së…
Këngëtarja Fifi, ka qenë e ftuara e radhës në podkastin e Grida Dumës, kur përpos karrierës dhe familjes, ajo ka…
Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar nga Kombinati se opozita është përballur me një përpjekje sistematike për t’u asgjësuar, për shkak…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është treguar i ashpër me komentet drejtuar kreut të PD Sali Berisha dhe besnikëve…
Ish-deputeti Ervin Salianji ,theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka pranuar fillimisht ftesën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të përfshirë vendin e tij…