Categories: showbiz

Pas pritjes së gjatë, publikohet traileri i filmit për Princeshë Dianën (VIDEO)

Pak muaj pasi u publikuan fotot nga filmi biografik i Princeshë Dianës, është lançuar edhe traileri i tij. Ditën e sotme është bërë më në fund publik traileri i parë i filmit “Spencer”, që tregon një fundjavë nga jeta e Princeshë Dianës, që luhet nga Kristen Stewart.

I vendosur në një fundjavë dhjetori të vitit 1991, filmi tregon Princeshë Dianën teksa kalon Krishtlindjen me familjen mbretërore dhe më pas merr vendimin për t’i dhënë fund martesës me Princin Charles.

Në film fansat mund të shikojnë se si kalohen pushimet në rezidencën e Mbretëreshës Elizabeth në Sandrigham ndërkohë që stafi përgatit ushqimet dhe organizon se çfarë do të veshë Diana në çdo hap. Familja mbretërore shihet duke u ushqyer, duke shkuar në kishë dhe duke bërë foto të portretit familjar, ndërsa Diana dhe martesa e saj po shkatërrohet.

“Ne vendosëm që të tregojmë një histori për identitetin dhe se si një grua vendos që në një mënyrë të mos jetë mbretëreshë. Ajo është një grua, që në udhëtimin e filmit, vendos dhe kupton se ajo dëshiron që të jetë gruaja që ishte para se të njihte Charles”, u shpreh regjisori vitin e shkuar për “Spencer”.

Filmi me regji të Pablo Larrain do të dalë në kinema në 5 nëntor dhe të gjithë po presin me padurim të shohin të plotë një nga dramat më të mëdha të familjes mbretërore. Përveçse është komplimentuar për portretizmin e rolit të Princeshë Dianës, fansat kanë përgëzuar Kristen Stewart edhe për faktin që ka arritur të mësojë në mënyrë perfekte theksin anglez.

të fundit

Edhe Behar Çukaj i “Bolv Oil” pjesë e skemës së vjedhjes në Bankers me fatura fiktive

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar…

7 hours ago

Horoskopi 7 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Një ditë e mirë për dashurinë, por nëse një histori nuk funksionon, do të përpiqeni të rregulloni gjithçka. Në…

7 hours ago

Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur në Greqi

Autoritetet greke kundër Pastrimit të Parave kanë njoftuar nisjen e një hetimi të gjerë për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit…

8 hours ago

Ushtria izraelite do të dërgojë “valë” formularësh rekrutimi për 54,000 hebrenj ultra-ortodoksë

Ushtria izraelite ka njoftuar se do të dërgojë 54,000 formularë rekrutimi për hebrenjtë ultra-ortodoksë, të cilët për dekada të tëra…

8 hours ago

11 biçikleta të vjedhura në Tour de France – çmimi shkon deri në 140 mijë euro

Skuadra franceze Cofidis u zgjua me një surprizë të hidhur në mëngjesin e etapës së dytë të Tour de France:…

8 hours ago

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos…

8 hours ago