Marrë shkas nga zhurma që krijoi përplasja me thumba mes Luiz Ejllit dhe Eno Popit, dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Olta Gixharin kanë vendosur t’i bëjnë një kamera të fshehtë gazetarit. Çdo gjë filloi kur Olta Gixhari thërret Eno Popin për një kafe.
Teksa si fillim moderatori dha përshtypjet e tij për filmin, ku tha se Sara Hoxha e kishte surprizuar, ai akoma nuk e dinte se çfarë e priste.
None found
Kur Olta e pyet për vajzën e tij aty plani ishte në rrjedhën e duhur, teksa ai i tregon se ajo ndodhet ne Toronto dhe e sheh shumë rrallë, aktorja me të qeshura i thotë: “Aaa! Në Kanada, mos doje të thoje…”-referuar frazës që u tha nga Luiz Ejlli.
Koha kaloi dhe Olta gjen rastin ti tregoj Enos një mesazh kërcënimi që supozohet se e kishte marrë nga fansat e Luizit.
“Olta, mos e përmend me Luizin!!!!!! Po e përmende njëherë ti dhe Eno Popi për te mare fame, do tju shkatërroj!!! Ty, fisin tënd dhe fisin e Eno Popit… do ma dëgjosh zërin Te Komuna e Parisit…”- shkruhej në mesazhin e krijuar nga Olta dhe dy vëllezërit Veshaj.
Dhe për ti mbushur mendjen aktorja që është në habitatin e saj fillon dhe i trillon historinë e saj lidhur me ngjarjen.
“Unë jam me urdhër mbrojtje, kam frikë nëse e ke vënë re mua më sjell gjithmonë Dori këtu nuk rri asnjëherë vetëm”, i tha Olta.
Më tej Eno shprehet se e gjitha çka ai kishte thënë ishte keqkuptuar dhe keqinterpretuar:
“Unë e di si e kam thënë dhe jam shumë i qetë!”
Por e gjithë qetësia e Enos prishet kur punonjësja e lokalit e njofton për dëmin ë bërë.
“Makina jote është ajo?”, e pyet ajo dhe Popi i përgjigjet “po”. Më pas ajo shton se “ia kanë shkatërruar”.
Eno del nga lokali dhe përballet me pamjet jo shume të këndshme pasi makina e tij përveç se ishte e mbushur me emra, nuk kishte asnjë nga gomat në vend.
Hidhërimi i tij nuk zgjati shumë sepse Romeo dhe Donaldi nxorën në dritë planin e tyre duke i treguar gazetarit se dëmin ia kishin bëra ata si një kamera e fshehtë.
Nga ana tjetër Eno u shpreh se e kishte kuptuar planin pasi Olta për të ishte shumë e lexueshme. Madje edhe kur Gixhari i tha që të njoftonte policinë, Popi nuk pranoi.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…