showbiz

Pas ndarjes nga Pique, Shakira flet hapur: Mendova se gjithçka po shembej

Këngëtarja kolumbiane Shakira, ka bërë një nga rrëfimet më personale të viteve të fundit, duke folur hapur për periudhën e vështirë që përjetoi pas ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Pique.

Ajo pranoi se fundi i marrëdhënies së tyre nuk ishte thjesht një ndarje, por një goditje e fortë emocionale që ndryshoi rrjedhën e jetës së saj.

Të lidhura

None found

Ajo e përshkroi atë periudhë si një nga momentet më të errëta dhe më të dhimbshme që ka kaluar ndonjëherë.

Sipas artistes, ajo kishte ndërtuar ëndrra të mëdha për familjen e saj dhe besonte se lidhja me Pique do të zgjaste përgjithmonë. Pikërisht për këtë arsye, shpërbërja e familjes që kishin krijuar së bashku ishte një realitet i vështirë për t’u pranuar.

“Familja ime ishte ëndrra ime më e madhe. Mendoja se do të qëndronim bashkë përgjithmonë”, ka lënë të kuptohet Shakira në rrëfimin e saj, duke treguar se humbja e këtij vizioni e preku thellë.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, artistja u përball edhe me një tjetër sfidë të rëndë në të njëjtën periudhë. Babai i saj kaloi probleme serioze shëndetësore, ç`ka e rëndoi edhe më shumë gjendjen emocionale të këngëtares.

Mes shqetësimeve familjare dhe dhimbjes së ndarjes, Shakira u detyrua të gjente forcë për të vazhduar përpara.

Megjithatë, ajo thotë se koha dhe përvojat e vështira e kanë transformuar. Sot ndihet më e fortë, më e pjekur dhe më e vetëdijshme për aftësinë që ka njeriu për t’u ringritur edhe pas goditjeve më të forta.

“Kur kalon momente të tilla, kupton sa e fortë mund të jesh në të vërtetë”, u shpreh ajo.

Shakira dhe Gerard Pique, i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2022, pas më shumë se dhjetë vitesh së bashku. Nga historia e tyre e dashurisë kanë ardhur në jetë dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha, të cilët vazhdojnë të jenë qendra e botës së artistes.

Pas ndarjes, ish-mbrojtësi i Barcelonës vazhdoi jetën e tij me një lidhje të re, ndërsa Shakira zgjodhi të fokusohej te familja dhe muzika. Këngëtarja tha se aktualisht nuk mendon për një marrëdhënie të re sentimentale, pasi prioritetet e saj janë krejt të tjera.

“Fëmijët e mi janë prioriteti im absolut dhe jam më e dashuruar se kurrë me karrierën time”, deklaroi ajo.

Artistja shtoi se po shijon një fazë të re të jetës, ku energjinë e saj e investon te projektet muzikore, sukseset profesionale dhe koha me familjen.

Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, Shakira theksoi se ruan respekt dhe mirënjohje për Gerard Pique. Ajo e konsideron atë një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe, mbi të gjitha, babain e dy fëmijëve të saj.

Edhe pse plagët e së shkuarës nuk janë harruar plotësisht, këngëtarja duket se ka gjetur qetësinë dhe forcën për të ecur përpara, duke e kthyer një nga periudhat më të vështira të jetës së saj në një kapitull që e bëri më të fortë se kurrë.

të fundit

Bayern Munich synon Jules Kounde për krahun e djathtë

Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si…

12 minutes ago

Pretendime për bixhoz në kazino gjatë ekskursionit të nxënësve në Monte Karlo

Përderisa nxënësit ishin në një ekskursion në Monte Karlo, një drejtor shkolle dhe një ndihmësdrejtor dyshohet se kanë luajtur bixhoz…

14 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: Reduced VAT on fuel extended until October 2026

Taksa e reduktuar e vlerës së shtuar për naftën mbetet në fuqi deri më 20 tetor 2026. Qeveria po e…

15 minutes ago

Albulena Haxhiu calls for a full investigation after double murder in Gjilan

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu…

16 minutes ago

Kurti calls on the OSCE to intervene over the rights of Albanians in the Preševo Valley

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin…

16 minutes ago

Let them pay for what they have done to us!” / Signal messages between Vlora Hyseni and Ergys Agasi, two days before his arrest

“Në shënjestër” Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë…

17 minutes ago