showbiz

Pas lajmit tragjik për vëllain e Gjestit, Don Xhoni merr një vendim!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti.

Ky lajm ka prekur thellë opinionin publik dhe njerëzit e afërt me familjen. Ndër ta, ka reaguar edhe artisti i njohur Don Xhoni nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke thënë se:

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotëm që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Qungur të Pejës, ku një motor u përplas me një veturë në një kthesë të rrugës.

Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i Gjestit, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër person, me iniciale K.B., është plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Banorët e zonës kanë treguar për momentet e para pas aksidentit dhe kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë humbje, duke kërkuar që autoritetet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, Gjesti, fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ende nuk ka reaguar publikisht.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend, ai kishte treguar shpesh për lidhjen e ngushtë me vëllain e tij, i cili sot nuk jeton më.

të fundit

Horoskopi 27 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë…

3 hours ago

Zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Tiranës, Këlliçi: Tabaku dhe Alimehmeti u thirrën nga Berisha, por…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë…

3 hours ago

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen,…

3 hours ago

EMRI/ Kush ishte personi që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçikleti ka…

4 hours ago

Tragjedi në familjen e Gjestit, ja çfarë postoi motra e tij në rrjetet sociale 20 orë para ngjarjes

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e kësaj të premte në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i…

4 hours ago

Netanyahu në OKB: Izraeli duhet të përfundojë punën kundër Hamasit

I përballur me kritika dhe protesta jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha udhëheqësve botërorë…

4 hours ago