Categories: showbiz

Pas Klea Hutës dhe Jonida Vokshit, zbulohet aktorja e radhës së serialit të Ermal Mamaqit (FOTO LAJM)

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Ditë më parë ai i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një serial të ri.

Të lidhura

None found

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelë ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri. Para disa ditësh producenti zbuloi gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial. Bëhet fjalë për  Jonida Vokshin, e cila kohë më parë festoi ditëlindjen dhe në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

Gjithashtu së bashku me Jonidën, protagonistë të serialit do të jenë edhe Klea Huta e Irgen Çela.

Por siç duket nuk do të jenë vetëm këta “yjet e serialit”, sepse së fundmi është zbuluar një tjetër emër që do jetë pjesë e tij. Ditën e sotme Ermali ka zbuluar se aktorja e radhës që do të përfshihet në serial është një nga vajzat më të komentuara të rrjeteve sociale, Megi Pojani. Kjo e fundit e ka provuar veten si aktore në serialin “LLT” një prodhim i “Anabel Media” dhe në filmin “2 gisht mjaltë”.

Kujtojmë se seriali i Mamaqit mban titullin “H.O.T”, që është akronim dhe domethënien e këtij emri do e zbulojmë më vonë, ndërsa përsa i përket transmetimit, do të jepet në ekran në vjeshtë.

të fundit

Zbulohen zyrtarisht tri kandidaturat për kreun e FIFA-s

FIFA ka bërë të ditur se tri kandidatura janë paraqitur nga federatat anëtare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat…

4 minutes ago

PSG hyn me forcë në garën për mbrojtësin e Manchester Cityt, Josko Gvardiol

Paris Saint-Germaini është futur fuqishëm në garën për transferimin e mbrojtësit kroat Josko Gvardiol, i cili mund të largohet nga…

4 minutes ago

Përfundon takimi i parë trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, liderët diskutojnë për paqen dhe armët bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…

4 minutes ago

Seanca e Kuvendit të Kosovës vonohet rreth një orë, ende nuk ka rifilluar

Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…

14 minutes ago

ESHR-Maqedoni: Sektori i IT-së në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore me boshllëqe të theksuara në sigurinë e informacionit

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…

16 minutes ago

Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut shkaktuan 34% të vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025.…

16 minutes ago