Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.
Ditë më parë ai i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një serial të ri.
Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelë ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri. Para disa ditësh producenti zbuloi gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial. Bëhet fjalë për Jonida Vokshin, e cila kohë më parë festoi ditëlindjen dhe në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.
Gjithashtu së bashku me Jonidën, protagonistë të serialit do të jenë edhe Klea Huta e Irgen Çela.
Por siç duket nuk do të jenë vetëm këta “yjet e serialit”, sepse së fundmi është zbuluar një tjetër emër që do jetë pjesë e tij. Ditën e sotme Ermali ka zbuluar se aktorja e radhës që do të përfshihet në serial është një nga vajzat më të komentuara të rrjeteve sociale, Megi Pojani. Kjo e fundit e ka provuar veten si aktore në serialin “LLT” një prodhim i “Anabel Media” dhe në filmin “2 gisht mjaltë”.
Kujtojmë se seriali i Mamaqit mban titullin “H.O.T”, që është akronim dhe domethënien e këtij emri do e zbulojmë më vonë, ndërsa përsa i përket transmetimit, do të jepet në ekran në vjeshtë.
Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…
Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…
Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…