showbiz

Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga…

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe aktori i humorit Besart Kallaku, nuk humb kohë.

Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.

Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private.

Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit, nuk është e famshme.

Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjell, apo edhe nga jeta si baba.

Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj.

Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen.

Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar një urim të veçantë për Ajken teksa falenderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj.

Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televizivë si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

“I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre Sipas vendimit Bes Kallaku, ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës, si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

“I padituri Besart Kallaku, ka të drejtë të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallaku, fundjavat e para dhe të treta të çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e dielë ora 18:00 dhe java e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e mërkurë dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00”.

të fundit

E pandehur dhe në hetim për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, sot në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca për Belinda Ballukun

Këtë të enjte, në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca mbi kërkesën e Belinda Ballukut, për të hequr masat e sigurisë…

4 minutes ago

Sot seancë plenare/ Nga betimi i Avokatit të Popullit te mocioni me debat për krimin e organizuar, çfarë parashikon Rendi i Ditës

Këtë të enjte në orën 10:00, Kuvendi mban seancë plenare, ku në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion…

34 minutes ago

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor,…

52 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.6 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit, 18 Djetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

1 hour ago

Horoskopi 18 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…

9 hours ago