Categories: showbiz

Pas divorcit me Kanye, gjesti i Kim Kardashian bën lëmsh rrjetin

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Të lidhura

None found

Megjithëse dyshja s’ka konfirmuar asgjë për publikun, mediat e huaja kanë nxjerrë detaje për divorcin e tyre që po bën bujë në rrjet. E ëma e Kim-it, Kris, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për divorcin e vajzës së saj. Për “The Kyle & Jackie O ShoW”, ajo është shprehur:

“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”

Teksa të gjithë flasin për divorcin, një detaj i vetëm i bëri njerëzit të besojnë tek rikthimi i çiftit më të përfolur të momentit, Kim dhe Kanye.

Në një postim në Instagram, Kim ka ndarë një foto me pandoflat e markës “Yeezy” nga Kanye dhe kaq u desh!

Duket se ajo nuk i ka flakur gjërat e Kanye-t, madje i vesh me dëshirë të plotë. Do të thotë kjo një rikthim? Ndjekësit mendojnë se po, por gjithsesi i mbetet çiftit në dorë!

të fundit

Protesta për Arlindën dhe gratë e vrara vazhdon edhe sot

Sot në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar protestën dhe kërkesën…

1 minute ago

Qarri paralajmëron për pengesa pas miratimit të Byrosë: pa VETTING, zbatimi nuk garantohet

Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e…

2 minutes ago

Superliga e Kosovës zhvillon sot dy sfida, Llapi dhe Prishtina përballen në derbi

Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje, ku vëmendja kryesore do…

3 minutes ago

Sulmi rus me dronë lë pa energji disa zona të Kievit

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha sonte se një sulm me dron rus kishte goditur objektiva infrastrukturore dhe një kompani…

9 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

14 minutes ago

Live me Luizin”/ Fero tregon kur do të pranonte të hynte në Big Brother

I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. [...]Read More...

23 minutes ago