showbiz

Pas divorcit bujshëm të me Elia Zaharia, Princ Leka publikon fotot e ëmbla me vajzën e tij, të shkrepura nga partnerja e re

Në Ditën e Fëmijëve, Princ Leka, ka ndarë disa foto mjaft të ëmbla me vajzën e tij, Geraldinën. Duke luajtur, duke mbledhur lule, pikturuar dhe shkëmbyer përqafime, fotot janë shkrepur nga fotografja që i ka marrë zemrën princit, Blerta Celibashi, duke e etiketuar në postim.

“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan Leka si urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët.

Geraldina ka veshur një fustan rozë me flokët e lëshuara, ndërsa Princi me këmishë ngjyrë ‘gurkali’ dhe pantallona bezhë, ku të dy duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Pas lidhjes romantike me fotografen, me të cilën është parë edhe në dalje publike, Princ Leka u përfshi në një skandal që përfshiu rrjetin, pas publikimit të videos së konfliktit mes tij dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia me babain e saj, që degjeneroi deri në dhunë fizike dhe shkoi në dyer të gjykatave për urdhër mbrojtje.

Kjo marrëdhënie mori fund edhe zyrtarisht, pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore.

Sipas gjykatës, zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy.

të fundit

Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.…

17 minutes ago

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

Gjykata e Apelit, lë në fuqi masën e arrestit me burg për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dy të…

35 minutes ago

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit

Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke…

47 minutes ago

Vdekja e 55-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

Familjarët e 55-vjeçarit, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij. Sipas…

1 hour ago

Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

Në Rusi ka plasur skandali, ku Mirlind Daku, sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg…

2 hours ago

Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës (VIDEO)

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut…

2 hours ago