Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.
Pas reagimit të dy palëve të përfshira është zbuluar raporti i Prokurorisë dhe deklarata e avokatit të Feros, i cili i kundërshtonte akuzat e Arbenitës. E kjo e fundit me anë të një Instastory ka prezantuar për ndjekësit avokatin e saj, i cili do të ndjekë hap pas hapi çështjen.
Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Ama së fundmi të gjithë fansat janë befasuar pasi Fero dhe Arbenita janë filmuar së bashku duke ecur në një ambjent jashtë dhe duken shumë të qetë dhe vetëm me njëri-tjetrin. Kjo i ka bërë fansat të mendojnë se ndoshta ata mund të jenë pajtuar dhe kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit duke hedhur pas krahëve gjithçka ose e gjithë kjo ishte një lojë për t’u përfolur në media. Megjithatë tani mbetet vetëm të presim një reagim nga vetë ata.
Gjatë festave të fundvitit, Urgjenca e Spitalit Rajonal të Elbasanit përballet me një fluks të lartë pacientësh, ku më shumë…
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, është pothuajse e sigurt se Lëvizja Vetëvendosje (LVV)…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete…
Ish-basketbollisti Enea Andrea, vëllai i aktores së njohur, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.…
Juxhini dhe Armela kanë biseduar me njëri-tjetin sot në lidhje me një situatë të pakëndshme të krijuar mes tyre në…
Sportisti i njohur amerikan, njëkohësisht partneri i Cardi B, Stefon Diggs, po përballet me akuza për sulm dhe dhunë fizike…