Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” ku ka folur për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë.
Po ashtu, e pyetur se nëse do bëhet pjesë e televizionit, Heidi tha se e shikon veten në ekran, por për momentin do të marrë disa ditë pushimi.
None found
Pyetje-përgjigje:
PYETJA- A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?
Heidi- Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim…
PYETJA: Të ka marrë malli për Milanon?
Heidi- Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane por nuk më ka shkuar siç duhej.
PYETJA- Ti ke qenë dhe një personazh mjaft i komentuar në portale, duke qenë edhe një personazh i ri. A të bezdis kjo vëmendje që po merr?
Heidi- Nuk më shqetëson. Madje ndiej shumë dashuri nga njerezit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje.
PYETJA- Po familjarët si po e përjetojnë tani?
Heidi- Janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është famija. Kur ke ata, ke gjithë botën. Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… (qesh)
PYETJA- Lidhur me planet për martesë, a ke ndonjë ide se si do ta doje propozimin?
Heidi- Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…
Kristjan Asllani, duhet të presë për të mësuar të ardhmen e tij, e cila padyshim do të jetë larg Interit.…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar se Shqipëria ka ratifikuar dhe nënshkruar një marrëveshje kredie prej 302 milionë dollarësh…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbajë…
Një efektive e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka humbur jetën pas komplikacioneve të një ndërhyrjeje estetike në…
Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes së mallrave “Nadezhda” kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me dron në…
Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës. Siç shihet edhe në pamje, flakët kanë përfshirë…