Ditën e djeshme në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Atdheut, Antonelës, Elvisit dhe Arjanit. Antonela solli dhe një herë në vëmendje puthjen e famshme me Atdheun dhe nxori një postim që Elvisi bëri disa ditë më parë, duke i dalë në mbrojtje Atdheut.
“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:
None found
1- Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.
2- Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”
Për këtë të dytën jam më i sigurt.”- shkroi Elvisi përkrah fotos së një litari.
“Ato kunja bëji në shtëpinë tënde jo me mua. Ju jeni për t’u pështyrë. Ti Atdhe je ndyrësirë dhe unë më mirë dalë beqare nga programi se sa të rri këtu me ju”, u shpreh Antonela. Më pas foton e postimit të Elvisit ajo ja tregoi dhe Arjanit dhe ky i fundit shpërtheu menjëherë kundër Elvisit. Me tone të larta ai i kërkoi Locos të largohet nga programi, sepse postimi i tij është shumë i rëndë.
“Ti Loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofendimit që më bërë, po këtë gjë unë kërkoj të përjashtosh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Tani bën si i dashuruar me Sindin, kur ti ke qenë i pari që e ke ofenduar Sindin”, u shpreh Arjani i revoltuar.
Gjatë këtij debati të ashpër, Atdheu u largua nga studioja, ndërkohë që Elvisi po qëndronte aty duke u përpjekur që të jepte shpjegime për postimin. Ndërkohë sot, para transmetimit të emisionit, Atdheu konfirmoi se është larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.
“Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu.
Kujtojmë se pasi doli nga programi, Fationi u shpreh se ‘ka gjetur qetësi’, ndaj kjo deklaratë e Atdheut i bindi të gjithë se është larguar.
Ndërkohë së fundmi Atdheu ka ngritur dyshimet se së bashku me të ka lënë “Për’puthen” edhe Elvisi. Ai ka publikuar një foto në Instagram përkrah këtij të fundit dhe ka shkruar: “Në të mirë e në të keq”.
Këtë foto e ka ripostuar edhe Elvisi, i cili duket se i ka hedhur një thumb Arjanit.
“Në ca gjëra, nuk përdoret lapsi hiç”, ka shkruar Elvisi.
Se çfarë ka ndodhur realisht me dy djemtë pritet të zbulohet ditët në vijim.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…