showbiz

Partneri dhe motra e tij u vranë në oborrin e shtëpisë, banorja e “Big Brother” bën rrëfimin tronditës: Nuk e doja më jetën, do martoheshim…

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së tij.

Në lot ajo ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka qenë momenti tronditës që i ka dhënë goditje të fortë në jetë.

Banorja deklaroi se nuk e ka dashur më jetën pas vrasjes së njerëzve të saj të dashur, teksa ka shtuar se familjarët e kanë ruajtur gjatë gjithë kohës për të mos e lejuar t’i bëjë keq vetes.

“Besoj që ia kam dalë në jetë pavarësisht vështirësive që kam kaluar në jetë. Jam e bindur që jeta do të më përplasë përsëri, gjëra të bukura gjëra të vështira.

Familja ime jeton në Milano, kemi 21 vite atje. Kam tre motra të mrekullueshme, me dy prindër që lanë jetën e tyre për të na dhënë shkollimin e duhur neve. Babi është një burrë shumë i fortë, ai është rritur edhe jetim, mbase dashuria e madhe që ka për femrën si një figurë që duhet mbrojtur.

Dua vërtetë të bëj krenare familjen time, me gjithë shpirt.

Dashuria me Ledin ishte që ne kuptoheshim pa folur. Dashuria zgjati tre vite e gjysëm, deri në vitin 2020. Kishte një merak për motrën së bashku me tre vajzat e saj. Ai erdhi në Shqipëri, për të rregulluar situatën.

Ledi e donte motrën dhe donte t’i mundësonte një jetë më të mirë në Itali pas ndarjes nga burri, e po përpiqej t’i bënte letrat.

Një ditë motra e Ledit kishte mbyllur turnin dhe ai po e priste për tu kthyer në shtëpi, por ishte hera e parë që pasi më shkroi nuk më hapi më telefonin.

Kam marrë mamin e Ledit në telefon dhe ma ka hapur telefonin vajza e madhe e motrës së Ledit, më tha nëna po ulëret në oborr, kanë vrarë dajën dhe mamin. Kam nisur të ulëras.

Një vëlla dhe një motër të vrarë në rrëshen, i dyshuar ish-burri i motrës. Mu duk jeta e copëtuar në 1 mijë copa, akoma s’më besohej. Do martoheshim në verën e viti 2020.

Nuk e kam besuar nëse kjo është e vërtetë. Nuk doja të bërtisja. Nuk do të doja që Ledi të më shihte të shkatërruar edhe në ditën e vdekjes së tij. Nuk e kisha menduar që do të vishesha me të zezë. Ishte e tmerrshme që të shihja një vëlla dhe një motër që po varroseshin në një vend, në të njëjtën ditë.

Për një vit rresht mami më ruante në dush dhe motra flinte me mua. Kam thënë gjatë gjithë kohës që nuk e dua jetën, nuk e imagjinoja jetën time ma Ledin”, tha Juela në rrëfimin e saj.

të fundit

Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares: Kam gabuar në jetë…

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarjes, e cila u vetëplagos gjatë natës në një hotel në zonën e Saukut. Vajza ka…

19 minutes ago

Balla takon presidenten bullgare në Mynih: Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, në kuadër…

22 minutes ago

Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: 18-vjeçarja u vetëqëllua, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Tiranës, ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të një 18-vjeçareje pak pas mesnatës së kësaj të shtune, 14…

1 hour ago

Dashuria në bilanc/ Nga lulet te udhëtimet dhe bizhuteritë, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri?

Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matshme. Për disa ditë me radhë, tregu i Tiranës merr…

2 hours ago

Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë, vajza u qëllua brenda një hoteli

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 14 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 81.9 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…

2 hours ago