showbiz

Parashqevi Simaku viziton ‘Vatrën’, ia merr këngës me shqiptarët në Amerikë

Këngëtarja Parashqevi Simaku vizitoi një ditë më parë shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha falënderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të lidhura

None found

VATRA PRITI DIVËN E MUZIKËS SHQIPTARE PARASHQEVI SIMAKU

Vatra priti në një takim të ngrohtë e shumë të përzemërt divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku.

Ajo shoqërohej nga aktivisti i të drejtave të njeriut, biznesmeni Elton Ilirjani, aktivistja Elvira Tata, aktorja Julia Ilirjani e patriotë të tjerë.

Në fjalën e ngrohtë e plot dashuri Parashqevi Simaku e rikthyer në mesin patriotëve të saj e artëdashësve të panumërt, shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj Elton Ilirjanit dhe Elvira Tatës për mbështetjen e fuqishme dhe foli me respekt ndaj Vatrës.

Gjatë fjalimit të saj, e ëmbël dhe e buzëqeshur, e dashur dhe e bukur, mirënjohëse dhe falenderuese, ajo rrëfeu me dinjitet pak nga jeta e saj dhe përmallshëm citoi Papa Françeskun duke dhënë mesazhe dashurie.

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha i shoqëruar nga Ilir Cubi e Kujtim Funiqi e vlerësoi dhe falenderoi divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simakun për vizitën në Vatër, kontributin e çmuar në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vite të tëra Parashqevi Simaku ka qenë gëzimi dhe festa e çdo familjeje e organizate kulturore e atdhetare shqiptare në Amerikë me zërin magjik dhe interpretimet e arrira artistike.

“Të gjithë shqiptarët lidhen shpirtërisht me Parashqevi Simakun, këngëtaren e shquar të kombit tonë” tha Dr. Berisha duke shprehur mirënjohjen për vizitën te Vatra.

E rikthyer së fundmi mes shqiptarëve, kjo është vizita e parë publike e këngëtares Parashqevi Simaku dhe zgjodhi Vatrën për respektin dhe historinë e çmuar të Federatës si përbashkuesja e vlerave kombëtare dhe energjive atdhetare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

të fundit

Divjakë residents continue protest against the PS’s territorial reform: “Divjakë belongs to the citizens

Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së propozuar administrative ka hyrë këtë mbrëmje në ditën e 24-t, ndërsa qytetarët…

27 minutes ago

Briajan Gjyla i impresionuar nga niveli i Superiores: Dinamo luan bukur dhe është pretendente për titullin

Briajan Gjyla “Hera e parë që luaj në Shqipëri [...]Read More...

44 minutes ago

Raphinha feston si “Spider-Man”, sinjal për Julián Álvarezin?

Raphinha ishte protagonist në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Elches, duke shënuar golin e parë të sezonit për katalanasit. Sulmuesi…

44 minutes ago

Horoskopi 24 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dita është e mirë për korrigjimin e planeve dhe plotësimin e tyre. Hiqni dorë nga shpresat e paarsyeshme dhe…

48 minutes ago

Vora nis kampionatin me surprizë, Arjan Bellai: Mund ta kishim mbyllur 2-0 ndaj Dinamos

Arjan BellaiVora ka dalë jashtë parashikimeve që në javën e parë të kampionatit, teksa fituan 1 – 0 ndaj Dinamos…

50 minutes ago

Diabate shkëlqen në fitoren e Egnatias: Ndihem shumë mirë, më duhet ende kohë për t’u përshtatur

Ibrahim DiabateIshte më i mirë sot në fushë në sfidën që Egnatia fitoi përballë Tiranës me rezultatin 3-0 [...]Read More...

51 minutes ago