showbiz

Parashqevi Simaku nuk është mirë/ Flet biznesmeni: I biri refuzon ta takojë, thotë se mamaja ka…

Teksa ka kaluar rreth një vit, nga koha kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, u gjet rastësisht rrugëve të New York-ut në një gjendje të mjerueshme, e pastrehë dhe që rronte vetëm me ndihma vullnetare, gjendja e saj nuk njeh shumë përmirësime.

Gjatë ditës së djeshme, në studion e Opinion, biznesmeni Elton Ilirjani, tha se “këngëtarja e madhe nuk është mirë emocionalisht dhe nga ana psikologjike”.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Simaku nuk beson se është divorcuar ndonjëherë, duke ia atribuar Inteligjencës Artificiale fundin e martesës së saj me Robert Nofle, me të cilin ka një djalë.

“Ajo nuk është mirë me jetën e saj sociale, nuk takohet më me të birin. Janë takuar vetëm një herë kur keni parë videot në televizion në janar të këtij viti. Kanë bërë tre ose katër telefonata dhe i biri nuk ka pranuar të vijë, thotë që mamaja e tij duhet të mjekohet në spital. Unë kam biseduar edhe me ish-bashkëshortin e saj. Parashqevia beson se është ende e martuar dhe thotë se çdo gjë e ka bërë Inteligjenca Artificiale”, tha Ilirjani.

Më tej, i bëri një thirrje direkte nga studioja.

“Unë jam i dyzuar, mendoj se ajo nuk e beson fare te procesi i divorcit, sepse nuk ka qenë pjesë, ka qenë e përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga shteti. Parashqevia ka nevojë të merret me veten, i bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, ka ardhur momenti të bësh maksimumin tënd, të merresh me veten!

Jam i bindur që po më ndjek, e di se i ndjek emisionet një nga një, nuk ta ka marrë Inteligjenca Artificiale Robertin, e kam dosjen tënde, ti nuk je më bashkëshortja e tij, nuk ka ndodhur asgjë në mënyrë artificiale. Duhet të ringrihemi bashkë dhe ti të jesh e zonja të këndosh dhe ta bësh djalin tënd krenar, që të bashkohet me ty”.

Sipas Ilirjanit, Simaku nuk kërkon që ti rikthehet jetës normale, ndërsa refuzon që të bëjë qoftë edhe një kartë identiteti.

“Asaj nuk i duhen para dhe shtëpi, asaj i duhet që të kthehet në jetën normale. Ajo nuk pranon se nuk beson që ka diçka që nuk shkon me të, s’pranon të bëjë edhe qoftë një kartë identiteti. Qeraja e saj është e paguar deri në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, dhe më pas ne nuk mund të bëjmë një kontratë qeraje për të. Ajo nuk shkon dot në asnjë vend, pa një mjet identifikimi, ajo nuk pranon të shkojë dhe të marrë as ID amerikane. Parashqevia ka qenë në spital për 15 ditë, dhe më pas nuk pranoi që të merrte mjekim, edhe pse i bëri shumë mirë”, rrëfeu biznesmeni.

të fundit

Të shtëna gjatë kontrollit të një parcele të dyshuar me kanabis në Pukë, kërkohen përforcime

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit…

2 minutes ago

Festa e Madonna-s në Korfuz ndez debatin politik në Greqi/ Akrita: Nuk jemi plantacion; Georgiadis: Reklamë falas me vlerë miliona euro

Vizita e Madonna në Greqi dhe festa e saj e ditëlindjes në Korfuz kanë kaluar nga faqet e showbiz-it në…

3 minutes ago

Ardita Sinani pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar…

4 minutes ago

Human pranon përgjegjësinë te Partizani pas grushtit ndaj Kallakut: “I zhgënjeva shokët dhe tifozët

Goditja me grusht e Human kundër Kallakut, Partizani - TeutaPartizani nuk arriti të bënte nisjen më të mirë të mundshme…

20 minutes ago

Protesta e 84-t nis marshimin në Tiranë, qytetarët thirrje kundër Ramës: “Ciao, ciao, ciao”

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 84-të të protestës kundër qeverisë. Qytetarët janë nisur…

20 minutes ago

Milani dhe Leipzig bien dakord në parim për huazimin e Christopher Nkunkut

Sipas gazetarit francez Santi Aouna, Milan dhe Leipzig kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e Christopher Nkunkut.Marrëveshja parashikon një…

21 minutes ago