Teksa të gjithë mendonin se Mozzik dhe Loredana po jetonin ditët më të bukura si dy të dashuruar, duket se diçka ka ndodhur sërish mes tyre. Fillimisht fansat e dyshes vunë re se Mozzik dhe Loredana nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi sot në rrjete sociale disa shprehje, që hapur dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.
“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, thuhet në postimet në fjalë.
Nga ana tjetër Loredaana i është kundërpërgjigjur Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF. Nuk e dimë nëse pjesa e shkëputur përshkruan marrëdhënien e tyre, por gjërat nuk duken aspak mirë.
“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana ka vendosur të publikojë në Instagram.
Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të Irlandës dhe është ankuar se rregullat e nominimit pengonin…
Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4, Egli Tako, po feston sot ditëlindjen e saj mes surprizave të shumta nga…
Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të…
Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bare vijon betejën e tij për të kërkuar ulje të dënimit për sjellje…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se ditën e mërkurë, 17 shtator 2025, do të hapë garën për…
Ditën e sotme, nisi seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Vetëm Jamarbër Malltezi ishte prezent nga të pandehurit, të…