showbiz

Pak para nisjes së “Big Brother VIP 3”, Luiz Ejlli ka diçka për t’u thënë banorëve të rinj

Emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion “BBV3”, kanë qenë të shumtë.

Show dhe program i shumëpritur që mezi e presin të gjithë, nis sonte mbrëma.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka postuar pak më parë një video në Instastory, ku shprehet se e kanë “kapur emocionet meqenëse fillon Big-u”.

Këngëtari i dashur për publikun, thotë se i vjen keq që banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk e shohin këtë video që ai ka postuar.

Luizi shprehet se do donte që banorët e rinj ta shikonin këtë video, pasi dëshiron që të urojë secilin për këtë rrugëtim të vështirë si dhe t’u thotë që ta shijojnë.

“Më kanë kapur pak këto emocionet meqenëse sot fillon Big-u, edhe më duket si ditë Prime. Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte nuk do e shohin këtë video, sepse normalisht sipas rregullores ua kanë heq telefonat. Më vjen keq që nuk e shohin sepse do doja shumë që të uroja secilin prej tyre një nga një në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë. Uroj t’iu shkojë sa më mirë dhe shijojeni. Shijojeni sepse është diçka që ju vjen njëherë në jetë, pavarësisht se ka kush e provon edhe 2-3 herë po pak rëndësi ka ajo. Po shijojeni dhe suksese të gjithëve, gjithë konkurrentëve, edhe Ledionit. Gjithëve suksese, iu shkoftë mbarë”,- shprehet Luizi.

 

të fundit

Zgjedhjet e 9 majit/ Florjan Binaj zyrtarizon garën për Tiranën si kandidat i pavarur: Kam ftuar opozitën për bashkëpunim

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…

2 minutes ago

Manchester United shqyrton tre kandidatë nëse Carrick largohet nga stoli

Barazimi ndaj Aston Villës ka shtuar dyshimet rreth të ardhmes së Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit. Rezultati nuk…

9 minutes ago

BE-ja do të jetë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen: Siguria dhe interesat evropiane duhen mbrojtur

Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen këtë javë në Abu…

9 minutes ago

Shpërthimi në fabrikën e çelikut pranë Izmirit merr gjashtë jetë, rreth 14 të plagosur

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në…

10 minutes ago

Abdixhiku kërkon që fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë të kthehen në Presidencë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Deklaratës…

10 minutes ago

EFJ shqetësohet për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri: 55 sulme në 18 ditë, shumica të atribuuara policisë

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin…

18 minutes ago