showbiz

Pa asnjë rezervë, Gent Zenelaj “i thotë burgut hapu” për këtë person në jetën e tij

Aktori Gentian Zenelaj, telefonoi sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të ndarë këndvështrimin e tij të sinqertë, pa filtra mbi favoret ndaj të afërmve, të cilat mund të shkojnë deri në pikën e shkeljes së ligjit.

Pa asnjë rezervë, Genti tha se për dikë të afërt bën edhe burg nëse është nevoja.

Të lidhura

None found

Gentian Zenelaj: O Aldo, po për një njeri të afërt, shumë të afërt, bën edhe burg o burrë, kështu që unë kam përshtypjen që po, absolutisht, unë po njëherë. Për një njeri shumë të afërt, pa diskutim që po. Sepse ndoshta po ta them me qasjen e Shqipërisë, kupton, ku nuk është se ligjet janë …

Aldo: Jo, ligji është në rregull.

Gentian Zenelaj: Nëse ka të bëjë me shtetin, ky i afërmi që do ishte në hall, s’do ishte në hall nëse shteti do funksiononte. Por nëse shteti s’funksionon, sigurisht që do ta shkelja ligjin për ta ndihmuar.

Aldo: Pra domethënë, merr përsipër edhe kostot e këtij komenti, mos harro.

Gentian Zenelaj: Unë e di që do plasin portalet tani.

Aldo: Është ajo shprehja “ça kujton se je ti?”

Albana Çaushaj: Kur dalin e thonë këta, imagjino ne të tjerët.

Gentian Zenelaj: Po them nëse është vëllai, nëse është motra, nëse është prindi, nëse është djali apo… sigurisht. Sigurisht që njeriu kam përshtypjen që njeriu del pak nga jashtë kornizave të ligjit dhe vepron me puls, vepron me gjak kështu që le të jemi të sinqertë, kam përshtypjen të gjithë e bëjnë.

Sa i përket rasteve kur nuk ka mundur të ndihmojë dhe a i ka krijuar kjo probleme, Genti sqaron konkretisht situatat që e kanë vendosur në të tilla pozita.

Gentian Zenelaj: Të them të drejtën po, ka raste ku familja ose farefis kërkojnë një ndihmë e cila nuk jepet dot, kërkojnë një hall ta zgjidhin por nuk jepet dot dhe sigurisht mërziten sepse ju e dini shumë mirë se si funksionon. Kërkojnë që të bëhet një temë, po marr shembull te emisioni “Stop”, mirëpo ajo temë nuk bëhet sepse nuk ka fakte, nuk ka gjëra dhe sigurisht që ka hatërmbetje, por që ndoshta me kalimin e kohës e mirëkuptojnë edhe…

të fundit

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

4 minutes ago

Responsibility for The Hague: former soldier Hafir Hoxha demands accountability from institutions

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…

4 minutes ago

MINTI launches ‘Gift Made in Kosova’ campaign to promote local products

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

4 minutes ago

Protest outside the Ministry of Education/ police form security cordon, prevent road blockage

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

4 minutes ago

VIDEO/ Driblim elegant dhe përfundim vrastar: sulmuesi i Shqipërisë shpërthen në Turqi

Goli i Taulant SeferitNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kayserispor – Sariyer, 3-0, e vlefshme për javën e…

8 minutes ago

Man City ngec ndaj Fulhamit dhe shkon katër ndeshje pa fitore

Manchester City është ndalur me barazim 1-1 ndaj Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.Ekipi…

9 minutes ago