Sean “Diddy” Combs, producenti i njohur i hip-hop-it, ka kërkuar nga një gjykatës të lirohet me një garanci prej 50 milionë dollarësh.
Avokati i tij argumenton se kushtet në qendrën e paraburgimit në Brooklyn janë të rrezikshme dhe se të tjerët të dënuar për vepra të ngjashme zakonisht lirohen përkohësisht para dënimit.
Ai theksoi se Combs është ndoshta i vetmi person në ShBA që ndodhet në burg për punësimin e eskortëve meshkuj për veten dhe të dashurën e tij.
Prokurorët janë shprehur kundër lirimit me kusht, duke pretenduar se Combs është rrezik për t’u larguar.
Ai u shpall fajtor në fillim të muajit për dy akuza për transport për qëllime prostitucioni dhe përballet me deri në 10 vite burg.
Ndërkohë, u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafik seksual dhe konspiracion kriminal, të cilat mund ta kishin dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykatësi kishte refuzuar më parë lirimin me kusht, duke deklaruar se P.Diddy nuk kishte provuar mjaftueshëm se nuk përbënte rrezik për komunitetin.
Aktualisht mbahet në burgun federal MDC Brooklyn, ku më parë janë mbajtur edhe figura të tjera të njohura si R. Kelly dhe Ghislaine Maxwell.
Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…
Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…
Xhodi Skura, e eliminuara e parë nga Big Brother VIP Albania 5, ka nxitur dyshime për një lidhje me Krist…
Etnik Brruti po bëhet gati për një eksperiencë të re jashtë Kosovës. Aktualisht për javën vetëm disa muaj të mbetur…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Florida kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu…
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e orientuar…