showbiz

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh korr sukses në industrinë e modës.

Nga bashkëpunimet me stilistë të njohur të vendit apo ndërkombëtarë, te pasarelat e markave si Guess, modelja ia ka dalë të spikasë.

Por këtë herë, Oriola po sjell një projekt të ri përtej modës dhe së bukurës, duke zbuluar një dimension tjetër: muzikën.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të publikojë këngën e saj të parë.

“Për vite me radhë kam rrëfyer histori përmes modës, dritave dhe kamerave, por tani, për herë të parë, mund të rrëfej historinë time përmes muzikës. Si modele, kam mësuar si të shprehem pa fjalë, por muzika më dha kurajë të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe mezi pres ta ndaj me ju”, shkruan ajo duke zbuluar se kënga, e titulluar “Papi Calma”, do të publikohet më 12 shtator në orën 21:11.

Në postim, ajo ka etiketuar edhe Adion, një prej producentëve të njohur të muzikës.

Herë të tjera, Oriolën e kemi parë të jetë pjesë e projekteve muzikore si modele, nëse kujtojmë “Mama” nga Jonas Blue.

Kjo është hera e parë që ajo vjen si këngëtare, edhe pse shpesh nëpër rrjete sociale është shprehur se mund të këndojë dhe muzika është një prej pasioneve të saj më të mëdha.

 

 

të fundit

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Sydney në Australi. Ndërsa po mbahej një festë hebraikë dy persona kanë hapur…

1 hour ago

FOTO+VIDEO/ Pamjet nga universiteti ku ndodhi sulmi me dy viktima në SHBA, momenti kur studentët tentojnë të fshihen në …

Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Brown në SHBA. Në video…

2 hours ago

Shtrëngohet përdorimi i cash-it/ Kufij të rinj për pagesat në dorë. Sektori financiar kërkon rishikim

Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që synojnë reduktimin…

2 hours ago

Detaje nga operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan/ ‘Ndotje masive mjedisore dhe shkelje të rënda ligjore’, 16 të arrestuar, në kërkim 8 aksionerë (EMRAT)

ELBASAN – Një nga operacionet më të mëdha kundër krimeve mjedisore në vitet e fundit është finalizuar nga Drejtoria Vendore…

2 hours ago

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: U është mbushur mendja se janë shteti. Nuk donin të linin “patllaken” tek dera sipas rregullores

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kthimin e Belinda Ballukut në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Rama tha…

3 hours ago

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë bllokohet sërish për disa orë, fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për disa orë për shkak të protestës…

3 hours ago