showbiz

Orinda Huta zbulon fitimet nga podcasti: Më shumë se rroga në televizion…

Orinda Huta, teksa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka folur hapur për vendimin e saj për t’u shkëputur nga ekrani i televizionit dhe për t’iu dedikuar një formati që sot po njeh sukses të madh në tregun mediatik podcast-it.

Formati i saj “Mam”, tashmë në sezonin e tretë, është kthyer në një pikë referimi për prindërimin, duke sjellë histori, sfida dhe biseda të vlefshme për nënat dhe baballarët.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, Orinda tregoi se ideja lindi natyrshëm pas ardhjes në jetë të vajzës Atara. Ajo pranoi se ritmi intensiv i televizionit nuk i linte hapësirë të mjaftueshme për të qenë pranë familjes, ndaj podcast-i ishte zgjedhja e duhur.

Por ndryshimi nuk solli vetëm qetësi dhe ekuilibër familjar. Orinda pranoi se të ardhurat financiare nga podcast-i janë jo vetëm të qëndrueshme, por edhe më të mira se ato të televizionit tradicional.

“Të ardhurat janë vërtet të mira dhe janë tek unë, të gjitha. Plus Instagrami ka të ardhurat e veta dhe kur bashkohen bëjnë një paketë shumë të fortë”, – sqaroi ajo, duke theksuar se pavarësia e re profesionale i ka sjellë më shumë liri dhe stabilitet.

Me “Mam”, Orinda Huta, duket se ka gjetur formulën ideale mes jetës personale dhe karrierës, duke e kthyer pasionin për komunikimin në një format modern, autentik dhe të suksesshëm.

Biseda:

Blendi Fevziu: Financiarisht, a ia vlen?

Orinda Huta: Po, ia vlen. Financiarisht ia vlen.

Blendi Fevziu: Ia vlen më shumë se një rrogë në media tradicionale?

Orinda Huta: Po, po, po, absolutisht ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion për faktin që ke pjesën e kohës që e ke totalisht tënden, mund të bësh shumë gjëra të tjera që ty të duhet të bësh, të hapësh edhe një biznes tëndin dhe të kesh gjëra që nuk t’i lejon dot koha në televizion sepse duhet të jesh aty, është respekti, të ftuarit, detyrohesh sepse nuk e ke në dispozicion ekipin gjithë kohës, janë disa gjëra që ti nuk i merr dot në televizion, plus që duhet të jesh aty kështu që unë këtë kohën nuk e doja më në këtë lloj forme dhe vendosa që t’i dedikohesha vetëm podcast-it dhe gjërave të tjera që janë pjesë pastaj.

të fundit

Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg

Gjyqtari Abdelatif Kherradji u dënua nga gjykata e Nîmes me gjashtë muaj burgim me kusht për dhunë në familje ndaj…

9 seconds ago

Elbasani përforcohet me ish-lojtarin e Tiranës para duelit të parë me Laçin

Elbasani Kleandro Lleshi është futbollisti më i ri i Elbasanit [...]Read More...

3 minutes ago

Mbeta pa fjalë”, Uli Hoeness rrëfen tronditjen nga incidentet me Jamal Musialan

Incidentet e fundit që përfshijnë gjermanin Jamal Musiala kanë tronditur thellësisht jo vetëm tifozët, por edhe hierarkinë e lartë të…

10 minutes ago

Ulutaş takohet me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film…

12 minutes ago

Itali, arrestohen 7 persona të dyshuar për grabitjen e bankomateve me eksploziv

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, pasi dyshohet se janë pjesë e një bande që ka kryer një seri grabitjesh…

16 minutes ago

Parandalohet përplasja mes të miturve, ndërhyn policia, procedohen 28 të rinj!

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi zhvillimin e konfliktit ndërmjet disa të miturve. Procedohen në gjendje të lirë 28 shtetas…

19 minutes ago