showbiz

Olta Gixhari opinioniste e BBVK, Juliana:Kolltukut do t’i kishte hije kjo moderatore

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Juliana Nura mendon se Einxhel Shkira do kishte qenë ideale për rolin e opinionistes në këtë sezon. Gjatë intervistës për “Onima”, ajo tha se nuk ka qenë momenti i duhur që ajo vetë të ishte opinioniste, pasi ka shumë angazhime, megjithatë nuk përjashton asnjë ofertë për të ardhmen.

“Po, ka pasur aludime, për një kohë diskutime por s’ka qenë koha e duhur, momenti i duhur që këtë vit të jem unë opinioniste sepse unë kam edhe angazhime të tjera, jam duke hapur një fabrikë të tërë, kam shumë punë të tjera këto 3-4 muaj sesa të futem në Big Brother. Ju e dini që kur marr një punë, e çoj deri në fund, e marr 100% seriozisht ose s’e marr fare. Duke ditur që jam duke hapur edhe fabrikë, janë zgjedhjet, jam e përfshirë edhe në mendimet e politikës, edhe me punëtorë, edhe për të nxjerrë një produkt të ri në gjithë tregun e Kosovës, janë edhe shumë para. Nuk dua që asnjë përqind të energjisë që ia jap fabrikës dhe angazhimeve të tjera, e kam anashkaluar mundësinë për të qenë opinioniste në Big Brother, por kjo nuk do të thotë që ndoshta nuk jam vitin tjetër ose nuk më vjen një ofertë, nuk e përjashtoj mundësinë”.

Të lidhura

None found

Sa u përket opinionistëve të këtij edicioni, Milaim Zekës dhe Olta Gixharit, ajo shprehu simpati për Einxhel Shkirën, e cila gjithashtu u përfol se do të merrte rolin e opinionistes.
“Të dy janë shumë të mirë se nuk janë kot në atë vend, por unë mendoj që ne si shqiptarë të Kosovës, ndryshe nga Shqipëria, gjithmonë duhet të kemi një opinionist nga Shqipëria. Duke e ditur që kolltuku më shumë do t’i kishte hije Einxhel Shkirës që e përgëzoj për aftësinë që ka, mënyrën si flet, është shumë e gatshme dhe logjika i punon shumë mirë, është e gatshme të replikojë ashtu siç duhet, unë të paktën mendoj kështu për Einxhelin. Fatkeqësisht nuk u bë mundësia e opinionistes, nuk e di ç’ka ndodhur, por Olta është duke e bërë punën, këto dy ditë që kam parë, sa di. është e mirë, por nuk e kupton edukatën, kulturën, zhargonin tonë, nuk e kupton gjuhën ndoshta shumë mirë sepse ne flasim pak më ndryshe sesa në Shqipëri dhe kemi disa fjali ndër rreshta që ajo nuk i kupton”

Tags: bbvkolta

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

5 minutes ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

13 minutes ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

46 minutes ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

1 hour ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

1 hour ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

2 hours ago