showbiz

Olta Gixhari apo Kiara Tito? Ilir Shaqiri thotë fjalën e tij: Ja kush del sonte

Mbrëmja e djeshme pa për herë të parë përballë njëri-tjetrit Iliri Shaqirin dhe Donald Veshajn, dy finalistët e edicionit të parë të “BBVIP”, që nga koha kur reality show u mbyll me fitues balerinin e njohur. I ftuar në programin “Më lër të flas”, të binjakëve Veshaj, Shaqiri foli për shumëcka, përfshirë edhe edicionin e dytë të programit, e kush më mirë se një ish-fitues mund të bënte një analizë për atë cfarë po ndodh kohët e fundit brenda në shtëpi.

Kështu, në lidhje me Luiz Ejllin, padyshim një nga protagonistët absolutë të këtij edicioni, Iliri u shpreh: “Luizin e shikoj një person, një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”, duke ju referuar kështu faktit që ai ka studiuar mirë lojën e “Big Brother” dhe shpesh përdor strategjitë e të tjerëve.

Ndërsa sa i takon Olta Gixharit, një tjetër protagoniste e reality show-t këtë sezon, balerini tha: “Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evulocion si personazh, me aq sa i shikoj.”

Nga ana tjetër, Shaqiri përmendi edhe Sabianin, një prej miqve të tij më të mirë në edicionin e vjetshëm, i cili u rifut sërish këtë vit në reality show, këtë herë me një tjetër “mision”:

“U gëzova se hyri se kisha kohë që nuk e shikoja. Çdo baba e di vetë se çfarë duhet të bëjë kundrejt instiktit që ka për fëmijën e tij.”

Sa i takon nominimit të kësaj jave, një nominim vërtetë i fortë që do të shohë të eleminohet Oltën ose Kiarën nga shtëpia, Iliri tha: “Nuk do kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do kishte pa Luizin ose Oltën”, duke lënë të kuptohet se mendon që do jetë moderatorja ajo që do të lërë reality show-n.

të fundit

Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit!

Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati…

23 minutes ago

23 vatra aktive në gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca të emergjencave dhe ushtrisë në terren, edhe zonat problematike janë nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes bën një përditësim të situatës nga zjarret në vend, deri në orën 17:00, datë 15 Gusht, dhe…

26 minutes ago

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin

Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti…

1 hour ago

Trump optimist për një marrëveshje me Putinin: Ka vetëm 25% mundësi që takimi të dështojë

Në një intervistë për Fox News Radio, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i bindur se homologu rus Vladimir Putin…

1 hour ago

Tentoi të hipte në avion me thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Një 39-vjeçar shqiptar, është denoncuar nga oficerët e Stacionit të Policisë së Comisos për mbajtje të armëve jashtë banesës pa…

2 hours ago

Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të…

2 hours ago