showbiz

Olsi në siklet pas takimit me Eglin? Kelly: Ai dha shumë mesazhe

Pas daljes së tij nga “BBVA4”, artisti i njohur njëkohësisht dhe ish-banori i këtij formati, Kelly ka komentuar takimin e zhvilluar mes Eglit dhe Olsit.

Takimi i papritur mes ish-partnerëve u komentua gjerë e gjatë në rrjet, por jo vetëm.

Të shumtë ishin personat që e komentuan si të sikletshme përballjen mes dyshes.

Mirëpo në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, artisti Kelly i cili ruan dhe një marrëdhënie të mirë shoqërore si me Olsin ashtu dhe me Eglin, ka hedhur poshtë të gjitha komentet negative mbi këtë përballje.

Kelly zbulon se të nesërmen e ditës kur ndodhi takimi mes dy ish-partnerëve, ai u takua me Olsin. Ndërsa më tej theksoi se Olsi ishte më i lehtësuar dhe në një gjendje shumë të mirë.

Kelly: Një ditë pas takimit të tij me Eglin, u takova me Olsin. Ai ishte i qetë, ndihej mirë. Dukej sikur ka nxjerrë nga vetja atë që ka menduar. Ai moment ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit, se si ata duhet të menaxhojnë ndarjen ose diçka që kanë kaluar.

Pasi u pyet nga moderatorja nësë Olsin e bezdisinin videot pafund që merrte nga fansat në lidhje me “Big Brotherin”, Kelly u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë gjë.

Tags: Egliolsi

të fundit

Shumë pranë paqes? Mediat: Donald Trump do të takojë javën e ardhshme Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po planifikon që të takohet me dy homologët e tij, Vladimir…

24 minutes ago

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit bën publike datën zyrtare

Në një intervistë për një televizion lokal, Gashi shprehu pritshmëritë për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, një fushatë dinjitoze, kulturë…

31 minutes ago

Tragjedi në Durrës/ Gruaja bie nga dritarja e tualetit, humb jetën në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit ku një grua…

56 minutes ago

Ish-banori i “Big Brother VIP” zbulon bisedat e çuditshme me ChatGPT

Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit herë pas here…

2 hours ago

Zjarr masiv përfshin varrezat e fshatit turistik të Dhërmiut, rrezikohen banesat pranë

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë…

2 hours ago

Zjarr në afërsi të uzinës së Poliçanit, flakët shumë pranë magazinës me lëndë plasëse/ Ndërhyjnë ekipet zjarrfikëse, ushtria dhe një helikopter

Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit në Berat. Burime bëjnë me dije…

3 hours ago