showbiz

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe ka lidhje me Egli Takon

Këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka komentuar një tatuazh, të realizuar kohë më parë, për të cilin është penduar më së shumti.

Tatuazhi një gjysmë hënë dhe një gjysmë diell, lidhet me ish-partneren e tij Egli Tako. Dikur me një kuptim sentimental, sot Olsi ka vendosur ta mbulojë për të mos u dalluar.

“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren, e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli. Kam bërë një maskë të aktrimit,” tha Olsi gjatë intervistës.

Vetë Egli Tako e ka komentuar këtë tatuazh më parë, por ndryshe nga Olsi ajo ka vendosur të mos e ndryshojë. Ajo kishte shpjeguar se, pavarësisht se fillimisht ishte një “couple tattoo”, e sheh atë si diçka personale dhe me kuptim për veten.

“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, ka thënë Egli Tako.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej vitesh kanë qenë në një marrëdhënie dashurie. Raporti i tyre ka marrë fund rreth 2 vite më parë ndërsa sot Olsi është i lumtur krah partneres së tij të re, Denada Lura.

të fundit

“Mos ia thoni Salvinit se do t’i bjerë tensioni”, Ermal Meta përfshihet në debatin mediatik italian: Jam i huaj…

Përfaqësimi i Ermal Metës në kompeticionin legjendar muzikor në Sanremo ka nxitur deklarata të forta politike. Meta u ngjit në…

5 hours ago

FOTO/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe e fejuara e tij, Blerta Celibashi, po përgatiten…

7 hours ago

Çfarë po ndodh në hyrje të Vlorës? Aksion “blic”, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta

Aksion i Policisë në hyrje të Vlorës, kontrolle për persona në kërkim dhe sende të paligjshme. Policia e Vlorës ka…

7 hours ago

Nesër protesta kombëtare e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë në Tiranë: Shmangni pjesëmarrjen në tubim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim zyrtar për qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar…

8 hours ago

Dy viktima dhe 40 të plagosur/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit në Milano, shoferit i ranë të fikët dhe… (VIDEO)

Dy të vdekur dhe dyzet të plagosur është bilanci deri më tani i aksidentit që ndodhi në Milano, ku një…

8 hours ago

“1/3 e mesazheve ishin shqip”/ Belgjika bën rezymenë e operacioneve të dala nga SkyECC: Droga në Amerikën Latine kontrollohej nga shqiptarët dhe…

Autoritetet belge kanë bërë një rezyme të asaj që ka ndodhur me operacionet e zhvilluara në bazë të përgjimeve nga…

8 hours ago