“Odisea”, filmi i drejtuar nga Christopher Nolan, ka marrë përmasat e një fenomeni kulturor në Greqi. Krahas suksesit në kinema, produksioni ka nxitur diskutime të shumta për mënyrën e përshtatjes në ekran të veprës së Homerit.
None found
Të dhënat e një sondazhi të ri nga Kapa Research tregojnë se rreth 90% e grekëve kanë dëgjuar ose kanë njohuri për filmin, ndërsa 48% janë përfshirë tashmë në biseda rreth tij.
Interesi i publikut është ndikuar ndjeshëm edhe nga emri i Christopher Nolan. Regjisori britanik gëzon një popullaritet prej 64% në publikun e gjerë, shifër që arrin në 90% mes personave që e kanë ndjekur filmin në kinema.
Nga shikuesit e “Odiseas”, 71% shprehen shumë ose mjaft pozitivisht për filmin. Vlerësimin më të lartë e kanë marrë efektet vizuale, me 86%, ndërsa interpretimet e Matt Damon dhe Anne Hathaway janë çmuar pozitivisht nga 85% e publikut. Regjia ka siguruar 81% vlerësime pozitive, por përshtatja e vetë eposit homerik është pritur me më shumë rezerva, duke marrë vetëm 48% vlerësime pozitive.
Sondazhi evidenton gjithashtu pritshmëri të larta për ndikimin e filmit në imazhin dhe turizmin e Greqisë. Mes atyre që e kanë parë, 79% mendojnë se produksioni përfaqëson një promovim të rëndësishëm të vendit në arenën ndërkombëtare, kurse 75% besojnë se ai do të kontribuojë në rritjen e turizmit.
Ndërkohë, 72% e të anketuarve vlerësojnë se filmi i afron brezat e rinj me letërsinë e lashtë greke. “Odisea” ka sjellë sërish Homerin edhe në bisedat familjare: 36% thanë se pas shikimit të filmit kanë diskutuar me familjarët për veprën e tij, ndërsa 31% kanë krahasuar produksionin me tekstet origjinale.
Debati më i fortë është përqendruar te përzgjedhja e Lupita Nyong’o në rolin e Helenës së Trojës. Në opinionin e përgjithshëm, qëndrimet ndahen në mënyrë të barabartë, pasi 46% e konsiderojnë këtë zgjedhje pozitive ose neutrale dhe 46% e vlerësojnë negativisht.
Megjithatë, pranimi i kësaj zgjedhjeje shkon në 62% mes atyre që e kanë parë filmin. Po ashtu, rezultatet tregojnë se 57% e pjesëmarrësve janë të hapur ndaj trajtimeve më të lira të historisë dhe mitologjisë së lashtë.
Ndarja e publikut mbetet pothuajse e barabartë edhe për raportin mes krijimtarisë artistike dhe besnikërisë ndaj burimit origjinal. Lirinë e krijuesit e mbështesin 40%, ndërsa 39% kërkojnë një përshtatje më besnike të veprës së Homerit.
Kapa Research e realizoi sondazhin nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026, duke përfshirë 1.575 persona nga 13 rajonet e Greqisë. Pjesë e kampionit ishin edhe 238 persona që e kishin parë filmin.
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re, pas përshkallëzimit të tensioneve në…
Situata më protestën në Tiranë vijon të jetë e përshkallëzuar. Nga ana e policisë është përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe…
Mirlind Daku Mirlind Daku po rezulton deçiziv në ndeshjen që Spartaku i Moskës është duke zhvilluar përballë Rodinas në transfertë…
Egnatia e ka nisur me barazim 1-1 aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke ndarë pikët…
Siç kishin paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur sërish në Elbasan mbrëmjen e kësaj të enjteje. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet…
Pasimi i Ernest Muçit për FranculinonTrabzonspor ka mposhtur në transfertë, 2-4 përballë KuPS, në sfidën e vlefshme për raundin e…