Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Banorët kanë degraduar sërish në ofendime për situata që mund të zgjidhen në mënyrë më qytetare. Pasi doli e nervozuar nga pishina, Egla është përplasur me Erjolën dhe kaq ka mjaftuar që vajzat t’i drejtohen me etiketime dhe ofendime njëra-tjetrës. Teksa Egla ka kërkuar të largohet për në dush i ka bërë me shenjë Erjolës që të largohet, ndërsa më pas e ka quajtur histerike. Erjola në tone të larta i është drejtuar me etiketimin “skizo” që kërkon të stisë situata për të marrë vëmendje.
Pjesë nga debati:
Egla: Lëviz një çik.
Erjola: Çfarë ke mi? Çfarë të duket vetja, lëviz thotë
Egla: Çfarë të pëllcasin.
Erjola: O skizo, na lër rehat, se na lage. Hall me ndenjt në pishinë, hall me… ik dil po je lodhur se na çave veshët.
Graciano: Jo ajo që bëre ti mos ja bëfsh njeriut.
Erjola: Po thjesht u hodh në pishinë o burr.
Egla: Histeria nuk duhet të të zërë 26 vjeç.
Erjol: O goc e dashur kishe vend të kaloje atje mos më thuaj muaj ec. Mos m’u ngjit për trupi.
Egla: Më respekt. Hap rrugën mos më rri si trangull në mes të rrugës.
Erjola: Ik lahu, ik thaj flokët.
Egla: Je thjesht një gocë histerike. Je një gocë histerike. Merru me atë çunin aty se është i vetmi që po të kërkon. Hajde mbylle sqepin aty.
Erjola: Ke dy ditë që kërkon situata. Ik mbushu me mend.
Egla: Mbylle sqepin.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…