Festivali i Këngës “Eurovision” do të zhvillohet edhe këtë vit, ndonëse në kushte të vështira për shakak të situatës aktuale të Covid-19.
Në këtë edicion, lista e pjesëmarrësve është e gjatë dhe një ndër to është këngëtarja Manizha Sangin, e cila do të përfaqësojë shtetin rus.
Kënga e saj u cilësua si nje “shami e kuqe” për qarqet konservatore, sipas gazetës “ The Guardian”. Teksti i këngs vlerëson fuqinë e grave dhe i bën thirrje atyre që të jenë më të pavarura t’i rezistojnë pikëpamjeve seksiste mbi bukurinë, moshën dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
Këngëtarja 29-vjeçare e lindur në ish republikën Sovjetike të Taxhikistanit dhe aktualisht jeton në Rusi, është një aktiviste për të drejtat e grave dhe refugjatëve. Bashkimi i Grave Ortodokse Ruse ka publikuar një shkrim duke kërkuar ndalimin e videoklipit dhe pjesëmarrjen e këngës “blasfemuese” në Eurovision.
Shkrimi thotë se lirikat e saj nxisin “urrejtjen ndaj burrave, e cila dëmton bazat e familjes tradicionale”. Në të njëjtën mënyrë, udhëheqësit e faqes ruse në internet “Veteranskie Vesti” kushtuar veteranëve të luftës, në një letër proteste drejtuar kryetarit të Komitetit Hetues të Rusisë Alexander Bastrykin, bënë thirrje për ndalimin e këngës “që cenon dinjitetin e grave”.
Megjithatë, sipas burimeve policore, të cituara nga agjencia zyrtare shtetërore RIA Novosti, nuk u gjetën referenca negative në këngën e Manizha./albeu.com/
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), kanë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në…
Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga…
Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre…
Një stuhi e fuqishme dimërore, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut…
Ditën e sotme në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do…