showbiz

Nusreti donte të krenohej me një faturë prej gati 110,000 euro , por ndezi zemërim në rrjetet sociale

Ai mund të ketë zotëruar tashmë një numër të konsiderueshëm restorantesh dhe ishte një kuzhinier i kompletuar, por Nusret u bë i famshëm kur i shtoi emrit të tij pseudonimin ‘Salt Bae’.

Kur filloi t’i hidhte mishit kripë sipas mënyrës së tij, atëherë u bë i njohur gjerësisht dhe tashmë është një nga figurat më piktoreske ndërkombëtare. Komentet kundër tij japin e marrin, si për pjatat shumë të shtrenjta në dyqanet e tij, ashtu edhe për faktin që kërcen si “majdanoz” në çdo rast në çdo event.

Të lidhura

None found

Reagime ka shkaktuar tashmë postimi i ri i shefit turk në Instagram, sipas të cilit një grup klientësh në restorantin e tij në Dubai kanë paguar një faturë prej 108 mijë eurosh. Nusreti donte me postimin e tij të tregonte se sa… shet, duke shkruar “paratë shkojnë e vijnë”, por rezultoi ti kthehet negativisht.

Kritikët thonë se fatura e gjatë është një fyerje për turqit punëtorë që luftojnë për të përballuar inflacionin në rritje dhe një normë papunësie prej 10%. Ndërkohë, të ftuarit e paparalajmëruar që vizituan Nusr-Et Steakhouse Dubai në Four Seasons Resort të shtunën, festuan me karpacio viçi, patate të skuqura, sallatë, bakllava dhe fruta, ndër të tjera.

 

 

 

Ata shijuan gjithashtu mish luksoz të veshur me ar, duke përfshirë një fileto mignon (270 dollarë) dhe tre biftekë (1,390 dollarë).

Ata i shoqëruan vaktet e tyre me katër martini (130 dollarë), dy shishe Chateau Petrus 2009 (53,900 dollarë), një shishe Petrus 2011 (17,700 dollarë) dhe pesë gota dyshe konjaku ekskluziv Louis XIII (7,500 dollarë).

Ata dhanë 24,500 dollarë shtesë në bakshish.

Mburrja e hapur e Salt Bae nuk u pëlqeu shumë komentuesve të indinjuar në Instagram. “Ky është një rast i njerëzve që kanë më shumë para sesa arsye të shëndoshë,” tha një person.

Gazeta turke Yeniçağ e akuzoi Salt Bae se ka treguar për pasurinë e tij ndërsa “qytetarët luftojnë për të përballuar jetesën me një pagë minimale prej 3 cent”.

Salt Bae ka themeluar një zinxhir prej më shumë se 20 restorantesh, duke përfshirë një në Manhattan që është mbyllur që atëherë. Shefi i njohur i kuzhinës ka shkaktuar reagime edhe në të kaluarën, pasi “ngarkon” në rrjetet sociale foto ekstravagante nga restorantet e tij

të fundit

Protection and Rescue Directorate Mobilizes Resources to Tackle Forest Fires

Parashikimet meteorologjike, të cilat paralajmërojnë temperatura të ardhshme mbi 40°C në vend, mobilizojnë shtesë shërbimet kundër zjarrit dhe institucionet. 40…

7 minutes ago

Police Begin Noise Checks During Tourist Season/Lamallari: Music Above Permitted Levels Will Be Penalized

Policia e Shtetit ka intensifikuar monitorimet në të gjithë vendin për respektimin e niveleve të lejuara të zhurmave, veçanërisht gjatë…

7 minutes ago

Hamas’s Disarmament or the Withdrawal of Israeli Troops from Gaza? Trump: An Important Step for the Middle East

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli është [...] Read More... The post Çarmatimi i Hamasit apo largimi i…

8 minutes ago

After Marching Through Tirana, Protesters Return to the Boulevard and Conclude Their 62nd Rally: Tomorrow for Albania, Not for the Party!

Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar…

8 minutes ago

Olti Hyseni firmos me Brondbyn, realizohet transferimi rekord prej 2.7 milionë eurosh

Sulmuesi shqiptar Olti Hyseni ka kompletuar një transferim të rëndësishëm në futbollin danez, duke iu bashkuar Brondbyt me një kontratë…

11 minutes ago

Policia nis kontrollet për zhurmat në sezonin turistik/ Lamallari: Muzika mbi normat e lejuara do të ndëshkohet

Policia e Shtetit ka intensifikuar monitorimet në të gjithë vendin për respektimin e niveleve të lejuara të zhurmave, veçanërisht gjatë…

13 minutes ago