Aktori i njohur Agron Llakaj ka folur së fundmi për humbjen e bashkëshortes së tij, Konstandina, e cila ndërroi jetë 1 vit më parë nga një sëmundje e rëndë.
Në një intervistën, aktori rrëfeu ndër lot se nuk mund ta pranonte idenë e ndarjes nga jeta të Konstandinës dhe nuk pranoi as amanetin e saj.
None found
“Unë jam i vetmi njeri që nuk mora amanet nga Konstandina, nuk pranova. Nuk e pranoja që ajo duhet të më linte,” u shpreh ai.
Agroni kujtoi momentin e fundit të udhëtimit në Turqi, kur kuptoi se gjendja shëndetësore e bashkëshortes ishte përkeqësuar ndjeshëm.
“U zhgënjyem shumë. Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më tërhoqi mënjanë dhe më tha se mbaroi. I thashë: ‘Ti sikur më the 5-6 vjet.’ Nuk dua ta diskutoj fare se sa kemi investuar për jetën e saj. Çdo gjë do ta shisnim për ta fituar jetën e Konstandinës,” tregoi aktori ndërsa rrëfeu se për një periudhë të gjatë e mbajti të fshehtë dhimbjen e tij, duke u përpjekur t’i transmetonte forcën Konstandinës për mos ia prerë shpresat për jetën.
“Ajo natë ishte e pagjumtë. Nuk guxoja ta ndaja me vajzën. Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë deri në fund. Nuk mungoi e qeshura në shtëpinë tonë deri në momentin që shkoi në spital. Dilja në emision, qeshja me shpirt në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’”
Ndër të tjera Agroni tregoi një moment prekës ku i kishte kërkuar vajzës së tij ta përcillnin Konstandinën nuse.
“I kërkova vajzës, Alkidës: ‘Zemra e babit, mami e meritonte të ikte si një nuse e bukur dhe dua t’i bësh grim profesional’. Ne kemi qëndruar aty të dy, duke qarë dhe duke e grimuar, dhe e përcollëm ashtu, të bukur, siç ishte gjithmonë.”
Pas humbjes së saj, Agroni nuk nguroi të pranonte se kaloi një periudhë të errët, ku shpesh mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar.
“Pas asaj, filloi gropa ime. Në shumë ditë e netë nuk kam dashur të jetoj. Doja t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar: ‘Babi, jemi ne’. Atyre u mungon në mënyrën e tyre, por mua më mungon aq shumë sa nuk i vë dot njësi vlerësimi mungesës.”
Aktori tregoi gjithashtu se për një vit të tërë nuk ka fjetur në krevatin bashkëshortor, por në sallon, përballë fotos së Konstandinës.
“Në sallon kishin vendosur një kornizë të saj. Kur flija, i thoja ‘natën e mirë’, dhe kur zgjohesha, ‘mirëmëngjes’. Kërkoj prezencën e saj çdo ditë. Ne nuk ishim çifti i përsosur, kemi pasur debatet tona, por dashuria jonë ishte aq e madhe sa asgjë nuk arriti të na ç’bashkonte. Ajo e ndjeu vetë momentin kur kishte lënë amanetet për vajzën, djalin dhe mbesën. Më tha: ‘Agron…’, dhe unë i thashë: ‘Mos vazhdo asnjë fjalë. Kam besim absolut se do ja dalim.’ Nuk ia pranova amanetin.” shtoi aktori në Podcast me Grida Dumen.
Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…
Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…
Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…