Aktori i njohur Gentian Zenelaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pushime On Top”, u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.
“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli”.
Pastaj, shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.
“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, – përfundoi ai.
Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur…
Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e…
Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura…