Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj të drejtpërdrejta, prej vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.
Pak kohë më parë ajo erdhi në vëmendjen e mediave pas ndau lajmin se është në pritje të ëmbël.
Ditën e sotme ajo ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël në një intervistë për “ëake up”. Me humor Zhaku tha se shtatzënia nuk i shkon në moshën 40-vjeçare, por shtoi se është shumë e lumtur dhe se po e shijon në maksimum.
Teksa po fliste për këngën e saj dedikuar legalizimit të kanabisit, Inida u shpreh se ajo tashmë e ka lënë barin”.
“Unë e kam lënë barin, jam 6-muajshe shtatzënë. Nuk më shkon shumë se jam 40 vjeç. Unë kam qenë gjithmonë për legalizimin e kanabisit. Mendoj se duke folur hapur do jemi më të lumtur dhe më të qetë. Unë personalisht jam pro kanabisit dhe kundër drogërave të forta që janë të dëmshme për shëndetin. Ai medicinal mund ta marrësh, është e lejuar në Gjermani”, tha Zhaku.
Artistja zbuloi se ajo dhe partneri i saj do e quajnë të voglin Amon që është një emër mbreti hebre.
“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë”, u shpreh ajo.
Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…
Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si…
Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…