Vani Gjuzi ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau shumë detaje nga jeta personale dhe profesionale. Këngëtari foli për dy projektet më të fundit që ka sjellë, njëra prej të cilave është një bashkëpunim me babain e tij, Nuri Gjuzin. Ky ishte një rikthim pas dy dekadash për Nuriun.
Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Vani tha se ishte një emocion i veçantë pasi babai i tij nuk kishte kënduar për 20 vite. “Ishte një ëndërr të kisha një këngë me babanë, ka qenë këngëtar popullor. E la muzikën kur erdhi demokracia. Së bashku sollëm një duet. Kishte 20 vite që nuk këndonte.
Ishte shumë emocion. Dhe ai ndihej shumë mirë. Zëri ishte po i njëjtë, mos të them më mirë se më parë.”, tha Vani teksa shtoi se do të krijojë dhe disa këngë të tjera me babanë. Ai përcolli dhe një mesazh për të rinjtë teksa tha se duhet t’i kushtojnë rëndësi muzikës popullore.
Lore ishte banorja e radhës që u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP. Pas daljes, ajo dha një intervistë…
Ilir Vrenozi ka vendosur të largohet nga gara e Big Brother VIP Albania 5, duke ndërprerë rrugëtimin e tij në…
Këtë të mërkurë, Ministria e Drejtësisë, ka shkarkuar drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Vendimi vjen pas arratisjes spektakolare…
Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Argjira Spanca, dhe balerini Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të…
Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News, ka zbuluar detaje të reja…
Dolce dhe Lim Hoti kanë nisur ditën e sotme (e mërkurë) në shtëpinë e famshme me puthje e ledhatime. Dyshja,…