showbiz

“Nuk kam të dashur por…”, Zhaku: Nuk rrihet 10 vjet pa marrëdhënie seksuale

Zhaklin Lekatari, opinioniste, aktiviste dhe njëherazi një ndër zërat më rebelë të medias shqiptare, që ka guxuar të flas hapur mbi atë çka shihet ende si tabu për mentalitetin e shoqërisë shqiptare, edukimi seksual, është ndalur sot në “S’e luan Topi” për një rrëfim edhe mbi jetën e saj private.

Gjatë bisedës në studio, Lekatari ka befasuar kur tha se kishte 10 vjet pa pasur një partner në krah, megjithëse kjo nuk nënkuptonte një ndërprerje çdo raporti me një mashkull. E drejtpërdrejtë, ashtu sikurse është në natyrën e saj, Lekatari sqaron se bëhet fjalë për 10 vjet pa partneritet, por jo pa marrëdhënie seksuale.

Të lidhura

None found

Zhaklina: Kam shumë kohë pa qenë në një marrëdhënie dhe nuk e di më se si do të jem në një marrëdhënie sepse kam ndryshuar vitet e fundit, dekadën e fundit. Unë nuk jam më e njëjta. Zhaklina 30-vjeçare nuk është më e njëjta me Zhaklinën 20-vjeçare apo me Zhaklinën 40-vjeçare.

Erjona: Ti po thua që ke 10 vjet pa qenë në një lidhje.

Zhaklina: Po, kam 10 vjet pa qenë në një marrëdhënie, pa patur një partner, pa thënë “ky është i dashuri im”. Sigurisht që unë kam bërë takime, kam dalë, kam pasur të dalat e mia, por pa qenë e lidhur në një marrëdhënie të konsoliduar. Pa qenë në partneritet me një burr apo një djal.

Erjona: Meqënse ti je e drejtpërdrejtë, po bëhem edhe unë një “Zhaklinë” në këto momente. Tani, 10 vjet pa një lidhje apo edhe pa një marrëdhënie seksuale?

Zhaklina: Po jo o Erjona, 10 vjet pa marrëdhënie seksuale jo.

Zhaklina: Po them pa pasur partneritet, jo pa pasur marrëdhënie seksuale. Për të pasur marrëdhënie seksuale nuk është e domosdoshme të jesh e lidhur me tjetrin. Mund të bësh “dates” – takime, mund të dalësh 3-4-5 herë, mund të zgjasë disa muaj, por disa muaj për mua nuk është një marrëdhënie për mënyrën se si unë e perceptojë marrëdhënien.

Unë nuk quaj lidhje apo marrëdhënie një takim, apo disa takime që unë bëjë me një djal. Ajo për mua është proces i njohjes, pra që unë po njihem me një djalë. Nga njohja tek lidhja dhe më pas tek gjërat e tjera për mendimin tim duhen kohë. Të paktën për mua në këtë moshë që jam.

Erjona: Pra marrëdhënie seksuale, pa dashuri…

Zhaklina: S’është e thënë që t’mos kem dashuri për personin tjetër. Mund të kem emocion, mund të kem shije, mund të kem afeksion, mund të kem shumë gjëra të tjera.

të fundit

BDI kërkon pakt kombëtar për çështjet strategjike të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

2 minutes ago

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

6 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

6 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

6 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

6 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

6 hours ago