Blogerja e njohur Armina Mevlani e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për partnerin e saj Shkëlzen Berisha dhe prindërit e tij, Liri dhe Sali Berisha.
Armina tregoi se Shkëlzeni ka marrë më shumë nga ana e mamasë së tij, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e ish-kryeministrit Berisha.
“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi.
Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.
Sa i përket një detaji rreth marrëdhënies së saj me Shkëlzenin, Armina tregoi se është shumë romantike.
“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, tha ajo.
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën pasdite në një zonë turistike të Antalyas, në bregdetin jugor të Mesdheut të…
Një sherr masiv mes disa grupeve të huaja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në…
Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili…
Yjet e kësaj të diele sjellin një përzierje të reflektimit, emocioneve dhe mundësive të reja. Është një ditë e cila…
Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk. Përkujtimorja do…
Sot, më 21 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.1 lekë. Euro blihet me 96.4…