showbiz

Nuk i shkon aspak/ Projekti i ri muzikor i Parashqevi Simakut “shpërthen” në kritika

Këngëtarja Parashqevi Simaku, ka vendosur të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare pas shumë viteve mungesë. Projekti i saj i ri, u paralajmërua prej kohësh nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e ka mbështetur artisten në këtë rikthim.

Së fundmi, Simaku ka publikuar një pjesë të këngës së re, por pritja nga publiku nuk ka qenë ajo që pritej.

Të lidhura

None found

Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta, por kryesisht negative. Shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.

“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim”? – shkruan një komentues.

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj: “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten. Ndërsa një tjetër ndjekës e krahason me artistin Elton Ilirjani, duke thënë: “Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni”.

Ka edhe nga ata që ndihen të zhgënjyer nga drejtimi artistik i këngës: “Edhe këngët duhet t’i përshtaten moshës dhe të ngrejnë nivelin profesional të këngëtarit, jo ta ulin”,

Parashqevi Simaku, ka kaluar një jetë të vështirë, duke jetuar për vite të tëra si e pastrehë në New York.

Rikthimi i saj erdhi pas një periudhe të vështirë, ku ajo u ribashkua me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj dhe iu nënshtrua një terapie për shëndetin mendor.

Megjithatë, mes kritikave ka edhe nga ata që e mbështesin rikthimin e saj, duke vlerësuar forcën dhe guximin për t’u rikthyer në muzikë pas kaq shumë vitesh mungesë. Disa komentues shprehen se ajo meriton një shans të dytë dhe e inkurajojnë të vijojë me pasionin e saj për muzikën./Oranews

të fundit

Polestar zbulon Formula 2030, konceptin elektrik që nuk planifikohet të prodhohet

Polestar ka prezantuar konceptin e ri Formula 2030, një veturë elektrike sportive me dizajn futurist që ofron një pasqyrë të…

1 minute ago

Krenar Lloga kritikon propozimin për provimin e jurisprudencës: Nuk është për t’u krenuar

Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…

14 minutes ago

Spitali modular i Kumanovës do të përdoret për mjekësi fizike dhe rehabilitim

Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…

14 minutes ago

Alarm zjarri në fluturimin Barcelona-Venecia, studenti që përdori cigare elektronike rrezikon gjobë mbi 2 mijë euro

Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua…

16 minutes ago

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur në Durrës, kërkohet pushimi i një akuze ndaj Nikoll Radaçit; seanca tjetër më 16 nëntor

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit…

18 minutes ago

Lausanne-Sport bllokon mundësinë e Edion Dërgutit për prova te Sevilla

Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi…

22 minutes ago