showbiz

Nuk i shkon aspak/ Projekti i ri muzikor i Parashqevi Simakut “shpërthen” në kritika

Këngëtarja Parashqevi Simaku, ka vendosur të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare pas shumë viteve mungesë. Projekti i saj i ri, u paralajmërua prej kohësh nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e ka mbështetur artisten në këtë rikthim.

Së fundmi, Simaku ka publikuar një pjesë të këngës së re, por pritja nga publiku nuk ka qenë ajo që pritej.

Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta, por kryesisht negative. Shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.

“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim”? – shkruan një komentues.

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj:E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten. Ndërsa një tjetër ndjekës e krahason me artistin Elton Ilirjani, duke thënë: “Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni”.

Ka edhe nga ata që ndihen të zhgënjyer nga drejtimi artistik i këngës:Edhe këngët duhet t’i përshtaten moshës dhe të ngrejnë nivelin profesional të këngëtarit, jo ta ulin”,

Parashqevi Simaku, ka kaluar një jetë të vështirë, duke jetuar për vite të tëra si e pastrehë në New York.

Rikthimi i saj erdhi pas një periudhe të vështirë, ku ajo u ribashkua me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj dhe iu nënshtrua një terapie për shëndetin mendor.

Megjithatë, mes kritikave ka edhe nga ata që e mbështesin rikthimin e saj, duke vlerësuar forcën dhe guximin për t’u rikthyer në muzikë pas kaq shumë vitesh mungesë. Disa komentues shprehen se ajo meriton një shans të dytë dhe e inkurajojnë të vijojë me pasionin e saj për muzikën./Oranews

të fundit

Zjarrvënësit rrezikojnë deri 20 vjet burg/ Policia: 6 në pranga, 6 në hetim për zjarrvënie në 72 orë

Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit…

10 minutes ago

RISHIKIMI I KODIT PENAL/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës…

17 minutes ago

Peshëngritësja Enkileda Carja mori tre medalje evropiane dhe theu edhe 3 rekorde të tjera, Rama: Urime kampione!

Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u…

47 minutes ago

Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit

Deti është një nga destinacionet më të frekuentura gjatë verës, sidomos në këto ditë të nxehta të korrikut. Dhe kjo…

1 hour ago

Trump arrin akordin me BE për tarifat prej 15%, Presidenti i SHBA-së: Marrëveshje mbresëlënëse!

Një marrëveshje është arritur midis SHBA-së dhe BE-së për tarifat. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkruan…

1 hour ago

Pas aksionit të IKMT-së në Theth, godet Erion Isai në Ersekë. Njofton fermerët se do i prishë stallat, ata e kallëzojnë në prokurori

Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar…

2 hours ago