Categories: showbiz

“Nuk e shkroi këngën për mua”, Ledjana nxjerr bllof Mevlanin?

Mevlan Shaba i dedikoi pak kohë më parë Ledjana Prengës në “Për’puthen” një këngë që u konsiderua gjesti më romantik që kishit parë në programin e dashurisë, sot mund t’ju themi se “e gjithë jeta juaj ka qenë një gënjeshtër”. Ish-konkurrentja ka nxjerrë zbuluar 33 vjeçarin duke paralajmëruar se së shpejti do të dalë versioni origjinal i saj dhe autori nuk është Mevlani.

E gjitha nisi pas deklaratës së këtij të fundit në emisionin “Shqipëria LIVE” ku tha:

“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje.”

Më pas, Ledjana reagoi përmes statuseve në InstaStory ku shkruante:“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”

“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.

të fundit

Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Rama: Duhen bërë ca llogari, po vendet e rajonit që po përcëllohen?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për zjarret pas debatit që ka shpërthyer në rrjet se pse nuk blen…

6 minutes ago

Situata dramatike në Gramsh/ Nis evakuimi i banorëve dhe bagëtive në fshatin Nartë

Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Sipas informacioneve…

27 minutes ago

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21.…

40 minutes ago

Tronditet Durrësi/ Shpërthim me tritol jashtë një banese, raportohet për dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Bëhet me dije…

1 hour ago

‘Dy ditë e netë të vështira nga zjarret, flakët po vihen nën kontroll”, Rama thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm

Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre…

1 hour ago

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…

2 hours ago