Categories: showbiz

Nuk e prisnim, shikon Ilirin e përlotet. Gilberta tregon të vërtetën: Mos më shaj!

Pas ndarjes së bujshme të çiftit Gilberta dhe Ilir, shumë pikëpyetje ngelën të papërgjigjura për publikun. Sot në ‘Abc e Pasdites’ vetë Gilberta ndau të vërteta e saj në lidhje me historinë e përfunduar të dashurisë. Teksa shihte momente nga intervista e fundit me Ilirin në ‘Abc e Pasdites’, ajo u përlot duke pranuar se kishte mall për atë lidhje.

“Mu mbushën edhe pak sytë me lotë kur e pashë, sepse të merr malli për gjërat e bukura. Të mungojnë gjërat e bukura. Ishte histori e bukur.” – tha Gilberta e emocionuar.

Mirëpo, pyetjes së Ermalit nëse do të ketë një rikthim Gilberta ju përgjigj:

“Jo, nuk ka dritë jeshile.”

Ndarja e tyre ishte e papritur, jo vetëm për ndjekësit e tyre por edhe për vetë Gilbertën, e cila shpreh se në këtë ribashkim nuk e kishte menduar kurrë fundin. Përkundrazi ajo tha në emision se vetë Iliri e kishte siguruar mbi këtë gje, duke i thënë ‘vetëm po të më këpusësh kokën do të ndahem nga ti’.

Gilberta nuk u kursye edhe në komunikimet e fundit të saj me Ilirin. Një shkëputje e menjëhershme, e befasishme dhe pas shumë sqarime sipas saj.

“Filloi një lloj distance dhe uë nuk e doja. Po e shihja, e lashë të lirë. Nuk i di tamam problemet që ai kishte. Pas emisionit tënd, në jemi ndarë një javë më vonë. Unë i nisa një mesazh dhe i thashë duhet të jesh më tepër present. Mund të rrinim tërë ditën pa folur, vetëm një mesazh në darkë ‘Natën e mirë’. Më vjen keq, por kaq nuk mjafton. Pas mesazhit tim, ai nuk u përgjigj edhe ne nuk folëm më. Nuk kërkoi asnjëherë të fliste me mua pork a folur me publikun në Instagramin e tij.” – rrëfeu Gilberta.

Ndonëse një ndarje në heshtje, komentet ndaj njëri tjetrit kaq qenë të vazhdueshme në rrjete sociale. Moderatori i emisionit, Ermal Peçi, i rikujtoi Gilbertes disa nga komentet e bëra prej Ilirit drejtuar asaj në postim në Instagram, duke e pyetur se çfarë shije i kanë lënë këto mesazhe indirekte:

“Më la shije të keqe sepse bëhet fjalë për ofeza, ndërkohë që unë nuk e kam ofenduar asnjëherë. Unë nuk i shkruajta më, nuk këmbëngula më dhe kaq . Dua vetëm t’i them diçka Ilirit nga ekrani. Të lutem mos më ofendo më te njerëzit. Nëse ke diçka mund të ma thuash mund drejtpërdrejt.”.” – u shpreh kjo e fundit.

 

të fundit

EMRAT/ Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën, autori shpallet në kërkim

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Blut bëjnë me dije se i…

14 minutes ago

Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja…

23 minutes ago

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba një person, autori largohet nga vendngjarja

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një…

27 minutes ago

Përplasje e fortë mes Stresit dhe Jozit/ Reagimi i menaxherit që tronditi rrjetin

Pas një videoje virale që shkaktoi shumë reagime në rrjet, situata mes reperit Stresi dhe Jozit ka marrë një kthesë…

1 hour ago

Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua

Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi kanë zhvilluar një takim ditën e…

1 hour ago

3 vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000m

Sot shënohen 3 vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës në 20 gusht 2022. Komiteti Olimpik…

2 hours ago