showbiz

Nuk e prisja nga vajza ime, reagon për herë të parë babai i Sara Gjordenit: Më ka bërë keq…,

Një person, që pretendon se është babai i Sara Gjordenit, ka reaguar pas akuzave të bëra nga modelja, se i ati ka tentuar ta helmojë dhe ta rrëmbente kur ishte e vogël.

Sipas tij, divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë, ndërsa mohon të gjitha deklaratat e Sarës për dhunë.

“Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë.

Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit, po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga vajza ime. Më ka bërë kaq keq. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerr jashtë bashkë me të ëmën. Pasi lindi Sara, kemi shkuar me shtëpi në Kuçovë, në ruajtje të një kushëriri tim. Më vonë, ai kushëriri më dërgon mesazh që para tre muajsh, më liro shtëpinë se do vij vetë. Qëlloi që erdhi tezja e Sarës, na la shtëpitë e saj, pa qira. Unë kam qenë punonjës policie në Berat dhe po t’i kisha bërë këto gjëra, do më kishte marrë policia direkt”.

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Ftesë në 5”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, rrëfeu se nuk e ka takuar kurrë të atin, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim.

Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2-vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

të fundit

Macron konfirmon garancitë e sigurisë për Ukrainën, 26 shtete të BE-së gati të dërgojnë trupa, Meloni refuzon

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,289-të, ndërsa liderët evropianë riafirmuan sot përkushtimin e tyre ndaj Kievin gjatë…

1 minute ago

VIDEO/ Jozin e mbulojnë me para në dasmë

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Joz Marku, vazhdon të jetë i pranishëm në shumë ahengje familjare, ku shpesh krijon…

5 minutes ago

Turqia ndalon koncertin e këngëtarit francez që mbështet luftën e Izraelit në Gaza

Autoritetet turke kanë anuluar një koncert të planifikuar nga këngëtari franko-algjerian Enrico Macias në Stamboll, duke përmendur kundërshtimin publik ndaj…

14 minutes ago

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit, që pritet të çlirojë flukset e qarkullimit…

20 minutes ago

Ndeshja me Serbinë në Tiranë, FIFA gjobit Shqipërinë me 200 mijë dollarë

Shqipëria është dënuar me një nga gjobat më të rënda nga FIFA me 161,500 franga zvicerane (rreth 200,000 dollarë) për…

22 minutes ago

Si Armani u bë sinonim i cilësisë, vizionari që hoqi dorë nga mjekësia dhe mbizotëroi botën e modës

Giorgio Armani ishte 41 vjeç kur themeloi kompaninë e tij me Sergio Galeotti-n, partnerin e tij si në jetë ashtu…

30 minutes ago