showbiz

“Nuk e përballoj dot më turpin”, çfarë i ndodhi Dea Mishel

Mbrëmjen e kaluar, kasti i “Në Kuadër të Dashurisë” ka qënë i pranishëm në premierën e filmit në Kosovë, ku me plot bindje mund të themi që i është bërë një pritje madhështore.

Por duket se Dea Mishel ka humbur këtë pritje madhështore, pasi ajo nuk ka mundur të mbërrijë në orar dhe duket se shkaqet kanë qënë të shumta.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Dea, e cila luan rolin e mikëshës së Olta Gixharit ne film, ka treguar se ndihet shumë e turpëruar që nuk ka mundur të arrijë në orar.

Ajo ka publikuar në “InstaStory” një mesazh që ka shkëmbyer me nënën e saj, në të cilën i kërkon që t’i thotë diçka që ta kalojë turpin që ndjen.

“Unë erdha këtu aq vonë. O Zot sa turp më vjen. Më thuaj ndonjë gjë që ta kaloj turpin“, shkruan Dea në mesazhin dërguar nënës së saj.

“Bëji betim vetes, hera e fundit që vonohem”, përgjigjet nëna e Deas.

Bashkangjitur këtij “screenshot-it”, Dea shton: “Biseda me mamin. Unë kam justifikime. Sesi desh bëmë aksident, si na ndaloi policia një orë por janë të kota. Asgjë nuk vlen, unë nuk e përballoj dot turpin. Nuk jetoj dot me të”.

Kohët e fundit, Dea ka krijuar një zhurmë të madhe në rrjetet sociale, falë veshjes që ajo kishte zgjedhur në tapetin e kuq të premierës së filmit në Tiranë. Ajo madje shpërtheu keq ndaj portale, duke iu thënë: “Të gjithë ju, më puthni të pasmet, meqë pëlqeni shumë të flisni rreth saj”.

Në një tjetër postim, ajo ka treguar se mosha që e ofendon më së shumti atë, janë gra dhe gjyshe pra, që i përkasin moshës 45-vjeç e sipër. Dea madje ka nxjerrë me fytyrë, ato femra që kanë komentuar negativisht në postimet e saj.

Më pas, autorja e “Influencer” ka postuar një video në “InstaStory”, ku bën një thirrje publike, duke kërkuar që gratë dhe gjyshet të largohen nga përdorimi i rrjeteve sociale, pasi nuk është vendi i duhur për to.

të fundit

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

9 minutes ago

Clashes between police and young people as officers spray protesters

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…

10 minutes ago

Republic Guard calls for pay rise: We have not been properly valued for 25 years

Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…

10 minutes ago

After intimate videos were published online, Monika Lubonja mocks her critics

Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

11 minutes ago

Situation escalates on Tirana’s streets! Molotov cocktail thrown at police armored vehicle as officers pursue protesters through side streets (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

11 minutes ago

EU calls for progress in dialogue and criticizes Kosovo and Serbia

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…

12 minutes ago